-2 C
Pristina
E enjte, 26 Nëntor, 2020
Home LAJME ​Cakaj: Kur është në pyetje UÇK duhet të përgjigjemi si një komb

​Cakaj: Kur është në pyetje UÇK duhet të përgjigjemi si një komb

Kur është në pyetje Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk duhet të përgjigjemi si shumë parti, as si dy shtete, por si një komb, deklaroi sot ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj.

Cakaj priti sot në një takim ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shqipëri, i cili njëherësh është një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nait Hasani.

Takimi u përqendrua në biseda që lidhen me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e patjetërsueshme të përpjekjes së përbashkët në mbrojtje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Nder i veçantë takimi me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shqipëri, një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nait Hasani. Biseduam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e patjetërsueshme të përpjekjes së përbashkët në mbrojtje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kur është në pyetje Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk duhet të përgjigjemi si shumë parti, as si dy shtete, por si një komb”, theksoi Cakaj në një reagim lidhur me takimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT