7.9 C
Pristina
E enjte, 26 Nëntor, 2020
Home LAJME ​Në Britani numri i të vdekurve nga COVID-19 arrin mbi 50.000

​Në Britani numri i të vdekurve nga COVID-19 arrin mbi 50.000

Numri i të vdekurve në gjithë Britaninë e Madhe si pasojë e koronavirusit të ri ka shkuar në mbi 50.000, me një rritje prej 595 viktimash gjatë 24 orëve.

Autoritetet shëndetësore raportuan 22.950 infeksione të tjera gjatë 24 orëve të fundit, duke e rritur numrin e rasteve gjatë shtatë ditëve në 157.669.

Vendi raportoi 2.623 vdekje gjatë një jave, 27 për qind më shumë se një javë më herët.

Midis 31 janarit dhe 11 nëntorit të këtij viti 2020, Britania ka regjistruar gjithsej 1.256.725 rezultate pozitive të konfirmuara të testeve, sipas të dhënave më të fundit.

Gjithsej 1.219 pacientë me koronavirus po trajtohen në spitale në respiratorë, kanë thënë zyrtarët.

Një karantinim kombëtar ka hyrë në fuqi në Angli tashmë prej një jave dhe pritet të përfundojë më 2 dhjetor, kur do të rishikohet./tch

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT