5.8 C
Pristina
E martë, 24 Nëntor, 2020

Interi dhe Juventusi hidhen në sulm për Calhanoglun, pasi Milani ngurron t’ia plotësojë kushtet

Interi dhe Juventusi janë të interesuara për ta transferuar Hakan Calhanoglun në janar, duke e parë ngurrimin e Milanit për t’ia vazhduar kontratën turkut me kushte të përmirësuara.

Marrëveshja e Calhanoglut me Milanin mbaron në vitin 2021 dhe bisedimet mes palëve për vazhdimin e saj janë komplikuar.

25-vjeçari ka pagë vjetore në vlerë prej 2.5 milionë eurove në marrëveshjen e tanishme, por ka kërkuar pagë shumë më të lartë, 5-6 milionë euro në vit në marrëveshjen e re, sipas mediave italiane.

Milani nuk duket i gatshëm t’ia plotësojë një kërkesë të tillë atij.

Prandaj, Interi dhe Juventusi kanë shfaqur interesim në mesfushorin e talentuar.

Kampioni italian është i gatshëm t’ia ofrojë Milanit edhe Federico Bernardeschin në një marrëveshje të mundshme shkëmbimi në janar.

Milani mund ta shesë turkun në janar, në mënyrë që mos ta humbasë pa asnjë qindarkë në verë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT