7.9 C
Pristina
E enjte, 26 Nëntor, 2020
Home LAJME 6+ ndryshon mendje: Do t’i japim votat tona për Rimëkëmbjen

6+ ndryshon mendje: Do t’i japim votat tona për Rimëkëmbjen

Deputetët e Grupit Parlamentar 6+ pavarësisht se nuk është shkarkuar ambasadori Qendrim Gashi, kanë vendosur që të përkrahin Qeverinë Hoti për miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Kështu i ka thënë Gazetës Express shefi i këtij grupi parlamentar, Rasim Demiri.

Ai thotë se do ta votojnë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike në lexim të dytë kur të vie në Kuvend për dallim nga 10 deputetët e Listës Serbe të cilët nuk po marrin pjesë në seancat e Kuvendit.

“Ne do ta votojmë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, edhe dje kemi qenë prezent në Kuvend dhe grupi 6 plus do ta votojë atë kur të sillet në Kuvend”, tha Demiri.

Minoritetet joserbe para dy javësh i kishin vënë kusht qeverisë Hoti që nuk do të votojnë asnjë ligj nëse nuk shkarkohet ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi.

Vetë Demiri i kishte thënë Gazetës Express para se qëndrojnë prapa fjalimit të deputetit të tyre Fikrim Damka se nuk do të votojnë asnjë ligj nëse nuk shkarkohet ambasadori Gashi.

“Përderisa nuk tërhiqet nga pozita e ambasadorit, si 6 deputetë të Kuvendit dëshirojmë t’u informojmë se nuk do të votojmë asnjë ligj në seancat e ardhshme, jashtë ligjeve të COVID-19 dhe projektligjeve për rimëkëmbje ekonomike”, kishte thënë Damka në Kuvend.

Kuvendi i Kosovës dje ka dështuar të mbajë seancë për Rimëkëmbjen Ekonomike shkaku i mungesës së deputetëve në sallë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi në një konferencë për media tha se partneri i koalicionit qeveritar, Lista Serbe nuk po vjen në Kuvend.

Ai kritikoi edhe opozitën që përbëhet nga PDK’ja dhe Vetëvendosje se kanë sjellje obstruktive karshi këtij ligji jetik për qytetarët.

“Ne sot tentuam të mbajmë seancën e jashtëzakonshme për leximin e dytë të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, mbajtja e kësaj seance u pamundësua nga një pjesë e partnerëve të koalicionit dhe nga veprimet obstruktive të opozitës. Nuk po vjen Lista Serbe në seancë. Kërkoj që të gjithë deputetët e Kosovës të vijnë dhe t’i kryejnë detyrat e veta kushtetuese. Një pjesë e opozitës dhe koalicioni qeverisës po bëjnë veprime obstruktive”, ka thënë Gashi.

Ndërkaq, deputeti i PDK’së Abelard Tahiri dje tha para mediave se partia e tij nuk do të marrë pjesë në seancat e Kuvendit për një javë.

“Që nga pesë nëntori i këtij viti, Kosova dhe shoqëria jonë janë duke kaluar në një rrethanë aspak të zakonshme, mos të themi të jashtëzakonshme. Që nga e hëna janë paraqitur sit ë akuzuar drejtuesit kryesorë të luftës sonë, ndër ta presidenti i Kosovës i zgjedhur nga ky kuvend, kreu i PDK-së, Kadri Veseli ish kryetar i Kuvendit për dy mandate, ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe sot paraqitet shefi i grupit më të madh parlamentar, Rexhep Selimi”, ka thënë ai.

“Ne si PDK kemi nevojë për reflektim. Do të shtyjmë prezencën tonë për një javë në seanca, PDK nuk do të marrë pjesë në seanca, ky akt nuk lidhet me zhvillimet që lidhen me drejtësinë, por me nevojën për sensibilizim. Ne na duhet reflektim dhe unitet”, ka thënë Tahiri duke shtuar se besojnë në luftën e pastër të UÇK-së”, kishte shtuar Tahiri.

Kuvendi i Kosovës ende nuk ka caktuar seancën e radhës ku do të votohet Ligji për Riëmëkëmbjen Ekonomike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT