-5 C
Pristina
E enjte, 26 Nëntor, 2020
Home LAJME Anija greke me naftë përplaset me një barkë turke të peshkimit, vdesin...

Anija greke me naftë përplaset me një barkë turke të peshkimit, vdesin katër persona

Së paku katër persona kanë vdekur pasi një anije greke me naftë u përplas me një barkë turke të peshkimit të mërkurën në ujërat e Detit Mesdhe.

Zyra e guvernatorit në provincën jugore turke, Adana, tha se deri më tani janë nxjerrë trupat e katër prej pesë personave që ndodheshin në barkën e peshkimit, shkruan Anadolu.

Aksidenti ndodhi 15 milje detare larg distriktit Karatas të Adanas në orën 5 e 50 minuta të mëngjesit sipas kohës lokale, njoftoi më herët roja bregdetare turke, duke shtuar se kanë nisur përpjekjet për gjetjen e trupave të personave të zhdukur.

Zëvendësdrejtori i Korporatës së Peshkatarëve në Mersin, Ramazan Kaya, i tha agjencisë Anadolu se barka turke ishte nisur nga Mersini për peshkim.

Ai shtoi se në mesin e personave që ndodheshin në barkë ishin kapiteni Metin Buten, peshkatarët Fevzi Yardimci, Recep Yildiz dhe Volkan Vural si dhe një shtetas sirian, i quajtur Muhammad Layla.

“Pas aksidentit, barka u përmbys për shkak të presionit të ajrit. Morëm vesh që anija greke dhe ekipet e rojes bregdetare greke ishin të parat që reaguan në këtë rast”, tha Kaya, duke shprehur dhimbje për vdekjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT