3.8 C
Pristina
E enjte, 26 Nëntor, 2020
Home LAJME ATK sqaron bizneset për lëvizjen e punonjësve: Certifikata e të punësuarit shkarkohet...

ATK sqaron bizneset për lëvizjen e punonjësve: Certifikata e të punësuarit shkarkohet përmes Sistemit Elektronik EDI

Administrata Tatimore e Kosovës njoftoi bizneset se për punonjësit të cilëve ju kërkohet leje qarkullimi vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës, sipas kodeve të lejuara nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, mund të pajisen me “Certifikatën e të punësuarit” përmes Sistemit Elektronik EDI.

Shkarkimi i “Certifikatës për të punësuarit”, përmes Sistemit Elektronik EDI do t’ju mundësohet vetëm shoqërive tregtare të cilët janë të regjistruara në Agjencionin për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë dhe kodin e veprimtarisë primar ose sekondar e kanë të lejuar sipas MTI-së.

Dokumenti ”Certifikatë e të punësuarit” mund të shkarkohet përmes Sistemit Elektronik EDI, në menynë “Shërbimet”, nën-menynë “Certifikatë e të punësuarit”.

ATK thotë se ky dokument duhet të shkarkohet për secilin të punësuar nga i cili kërkohet të lëvizë për kryerjen e detyrave të punës.

Dokumentin e shkarkuar, më pastaj duhet ta vulosni dhe nënshkruani dhe si e tillë bashkë me letërnjoftimin dhe ID-në zyrtare të punonjësit, do të shërbejë si leje për të qarkulluar dhe atë vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës. Pra, ky dokument për arsye tjetër nuk mund të përdoret.

Këtu mund të gjeni listën e kodeve të cilat janë të lejuara nga MTI.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT