5.8 C
Pristina
E martë, 24 Nëntor, 2020
Home LAJME Biden: Refuzimi i Trumpit për ta pranuar humbjen ‘një turp’

Biden: Refuzimi i Trumpit për ta pranuar humbjen ‘një turp’

Joe Biden ka thënë që refuzimi i presidentit Donald Trump për t`ia pranuar fitoren në zgjedhjet e Shtëpisë së Bardhë javën e kaluar është “një turp”.

Por presidenti i zgjedhur i SHBA – i cili ka kontaktuar me udhëheqës të huaj – këmbënguli se asgjë nuk do të ndalonte transferimin e pushtetit.

Trump ndërkohë shkroi në Twitter se në fund të fundit do të fitonte garën që të gjitha rrjetet kryesore televizive kanë parashikuar se ai ka humbur.

Siç ndodh çdo katër vjet, media amerikane projektoi fituesin e zgjedhjeve, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Asnjë nga rezultatet shtet për shtet nuk është certifikuar akoma, disa numërime votash po vazhdojnë dhe rezultati do të vendoset vetëm kur Kolegji Zgjedhor i SHBA-së të mblidhet në 14 dhjetor.

Presidenti i zgjedhur u pyet nga një reporter të martën se çfarë mendonte për refuzimin e Presidentit Trump për të njohur humbjen.

“Unë thjesht mendoj se është një turpërim sinqerisht”, tha  Biden, në Wilmington, Delaware.

“Në fund të ditës, e dini, e gjitha do të realizohet në 20 janar,” shtoi ai, duke iu referuar ditës së inaugurimit.

Biden ka zhvilluar thirrje telefonike me udhëheqës të huaj ndërsa ai përgatitet të marrë detyrën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT