-5 C
Pristina
E enjte, 26 Nëntor, 2020
Home LAJME BQK: Rënia ekonomike deri në 7.2 për qind

BQK: Rënia ekonomike deri në 7.2 për qind

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka bërë të ditur se si rezultat i masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ekonomia e Kosovës në vitin 2020 do të shënojë rënie deri në 7.2 për qind.

Pas një takimi më kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti, guvernatori Mehmeti tha se situata në të cilën po kalojnë bizneset duhet të kenë ndihmën e institucioneve.

“Pandemia përveç vështirësive afatshkurta të likuiditetit të bizneseve do të ketë ndikim negativ afatgjatë për një pjesë të bizneseve dhe sektorë të caktuar. Pakoja e rimëkëmbjes ekonomike është më se e nevojshme për të minimizuar pasojat negative që do të kenë ndikim negativ afatgjatë në ekonomi”, tha Mehmeti.

Sektorët të cilat konsiderohet se jenë prekur më së shumti nga masat që Qeveria e Kosovës ka marrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit janë sektori i gastronomisë, sektori i ndërtimit dhe sektorë të tjerë.

Ndërkaq, sa i përket sektorit bankar, guvernatori Mehemti ka bërë të ditur se ka kapacitete financiare dhe operacionale të mjaftueshme për të përmbushur nevojat për financim të korporatave dhe ekonomive familjare.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti tha se masat e reja për rimëkëmbje ekonomike do të dizajnohen në konsultim me bankën Qendrore të Kosovës.

“Deri në fund të dhjetorit do të mbështesim ekonominë e Kosovës me rreth 5 për qind të bruto produktit vendor në kuadër të fondit për rimëkëmbje ekonomike prej 365 milionë euro. Kemi paraparë vazhdimësinë e këtij fondi në vlerë 182 milionë euro si ndihmë për bizneset dhe qytetarët për vitin tjetër”, tha Hoti.

Bizneset në Kosovë janë ndihmuar nga Fondi për rimëkëmbje ekonomike i Qeverisë së Kosovës. Për këto biznese, nga ky Fond i cili kap vlerën e mbi 350 milionë euro, janë ndarë 60 milionë euro për biznese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT