7.9 C
Pristina
E enjte, 26 Nëntor, 2020
Home Uncategorized Dështon raportimi i Zemajt në Komisionin për Shëndetësi

Dështon raportimi i Zemajt në Komisionin për Shëndetësi

Në mungesë kuorumit ka dështuar raportimi i ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, para anëtarëve të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Kryetarja e këtij komisioni, Albena Reshitaj, tha se Zemaj ishte ftuar për të raportuar pas shtimit të rasteve të reja me COVID, por që anëtarët e komisionit nuk janë paraqitur.

“Ne sot kemi paraparë raportimin e ministrit Zemaj, si kryesues i Komitetit të vlerësimit të situatës emergjente me COVID-19. Duke parë përshkallëzimin e situatës me COVID-19 na ka bërë si komision që ta ftojmë në raportim ministrin Zemaj. Për shkak se nuk kemi kuorum, me keqardhje them që duhet ta ndërpresim këtë punë. Kërkoj nga anëtarët që herëve të tjera të tregojnë me kohë se kanë marrë ndonjë vendim partiak”, tha Reshitaj, duke nënkuptuar vendimin e PDK-së për të pezulluar punën në Kuvend gjatë kësaj jave.

Në anën tjetër, Zemaj tha se ishin të gatshëm që të raportojnë në këtë komision, ndërkaq ftoi të gjithë për respektim të masave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT