3 C
Pristina
E mërkurë, 25 Nëntor, 2020
Home LAJME Detaje ekskluzive për vrasjen në Viti, i dyshuari dhe viktima fillimisht konsumuan...

Detaje ekskluzive për vrasjen në Viti, i dyshuari dhe viktima fillimisht konsumuan alkool më pas eskaloi situata

Xhon Stoshiq dhe Ardian Rexhepi kishin konsumuar alkool në një market në Binçë të Vitisë pak kohë para se të niste konflikti mes tyre, i cili përfundoi me vdekjen e Stoshiq 52 vjeçar, pasi u godit me grusht në kokë nga Rexhepi. Kjo është bërë e ditur në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit të Prokurorisë Themelore të Gjilanit, kundër të dyshuarit, të cilën e posedon

Prokuroria pretendon se atë ditë viktima dhe i dyshuari konsumuan pije alkoolike në një tavolinë të përbashkët dhe pasi dalin jashtë Ardian Rexhepi e godet me grusht në kokë Xhon Stoshiq, i cili nga goditja rrëzohet në tokë ku i shkaktohen lëndime të rënda trupore, i cili për shkak të natyrës së lëndimeve, detyrohet të kërkojë ndihmë mjekësore fillimisht në Shtëpinë e Shëndetit në Viti, pastaj në Emergjencën e Spitalit regjional në Gjilan, mirëpo për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, dërgohet në QKUK në Prishtinë, aty edhe operohet por gjendja e tij shëndetësore vijon të përkeqësohet.

Si pasojë e lëndimeve të marra, 52 vjeçari ndërron jetë një javë pas qëndrimit në QKUK.

Liridona Xheladini, zëdhënëse në Prokurorinë Themelore në Gjilan, tha se fillimisht rasti është hapur si “lëndim i rëndë trupor” dhe ndaj të dyshuarit ishte paraqitur kërkesa për paraburgim një ditë pas përleshjes fizike. I njëjti aktualisht ndodhet nën masën e paraburgimi.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të hënën në orën 13:00 në varrezat e fshatit Binçë. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT