3 C
Pristina
E martë, 24 Nëntor, 2020
Home LAJME Ekspertët e ekonomisë: S’kemi para për zgjedhje

Ekspertët e ekonomisë: S’kemi para për zgjedhje

Rrethanat politike kohëve të fundit po paralajmërojnë për një rënie të legjislaturës së shtatë që po drejtohet nga Avdullah Hoti. Përveç mungesës së numrave, Hotit po i dalin probleme edhe me partnerët e koalicionit. AAK dhe Lista Serbe po i përmendin zgjedhjet. Megjithatë, njohësit e çështjeve ekonomike nuk po i shohin si opsion zgjedhjet, për shkak se po konsiderojnë se Kosova nuk ka komoditet financiar për këtë.

Zgjedhjet vazhdimisht po i përemend kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj. E tash sfundi edhe Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, e ka paralajmëruar Hotin për largim nga qeveria, me pretekstin se nuk po respektohet marrëveshja e koalicionit.

“Lista Serbe është duke kërkuar respektimin e marrëveshjes së koalicionit me partnerët kryesor. Nëse kjo vazhdon të mos përmbushet, ne po konsiderojmë largimin nga Qeveria. Këtë ia kam përcjellur edhe kryeministrit Hoti” ka thënë Rakiq.

Po ashtu, çështja e pozitës së presidentit ka sjellë brishtësi mes AAK’së dhe LDK’së. Partia e Haradinajt po kërkon që të bëhet president ky i fundit, teksa nga partia e Hotit po thonë se presidenti i takon PDK’së

Për zgjedhje të përgjithshme me një këmbë po qëndron edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Pro zgjedhjeve u shpreh edhe ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa
Osmani, duke thënë se kjo qeveri është në kundërshti me vullnetin e qytetarit.

“Sikur të merrej parasysh qëndrimi im, kjo qeveri nuk do duhej të formohet fare sepse nuk është vullnet i qytetarëve dhe unë vazhdimisht kam bërë thirrje që të gjithë të kthehemi tek populli”, deklaroi ajo.

Sido që të jetë, njohësit e rrethanave ekonomike nuk po pajtohen që në periudhë pandemie të ketë zgjedhje qëndrore.

Mustafë Kadriaj, ekspert i ekonomisë, i ka numëruar arsyet për shpërbërje të qeverisë, por i ka parë si opsion të fundit zgjedhjet.

“Hoti nuk ka më arsye për të qëndruar në ekzekutiv, pasi që dështoi Ligji anti-Covid, numri i të infektuarve vetëm se u rrit dhe gjobat arritën shifrat mbi dy milionë euro. Po ashtu, nuk po i ka votat e deputetëve për ta kaluar Projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike, i cili është një ligj jetik për bizneset në kohën të cilën po kalojmë. Hoti duhet të lëshojë rrugë për qeveri gjithëpërfshirëse ose teknike, por më e fundit të shkojë në zgjedhje, pasi që kjo e fundit varet edhe nga shkalla e të infektuarve nga pandemia”, deklaroi Kadriaj .

Safet Gerxhaliu, njohës i ekonomisë, tha se Kosova ka ekonomi të brishtë, andaj nuk e ka komoditetin për zgjedhjet.

“Kosova po përballet me sfida të shumta në kohë pandemie, por ajo çfarë po e dëmton më së shumti vendin është pandemia politike. Vendet e rajonit bëjnë gara që t’i qëndrojnë afër qytetarëve, gjersa tek ne kemi gara politike. Fakti që kemi bllokim të institucioneve e dëshmon më së miri që partitë politike janë më shumë të orientuara për pushtet sesa për shtet. Zgjedhjet siç duket janë alternativa e vetme. Por, një shtet si Kosova, me ekonomi të brishtë, nuk ka komoditet të ketë zgjedhje, nuk ka ndryshim nga këto zgjedhje, vetëm kosto”, deklaroi Gerxhaliu.

Zgjedhjet e kaluara qëndrore i kushtuan buxhetit të Kosovës afro gjashtë milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT