7.9 C
Pristina
E enjte, 26 Nëntor, 2020
Home LAJME “Ethet” për presidentin e ri!

“Ethet” për presidentin e ri!

Të premten që lam pas, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, në një konferencë për media ka paralajmëruar një takim të përbashkët me partitë e tjera politike.

Kryeministri tha që arsyeja e këtij diskutimi të përbashkët do të jetë për të gjetur një zgjidhje për presidentin e ri, pas konfirmimit të aktakuzave nga Specialja ndaj Thaçit.

Sipas tij, zgjedhja e presidentit të ri ose shkuarja në zgjedhje të parakohshme janë dy rrugët mes së cilave mund të vendosin partitë.

Zgjedhjet e parakoshme janë njëra ndër temat që po përflitet kohëve të fundit, e që ky takim sipas VV ka të bëjë me shtyerjen e këtij opsioni dhe zgjatjen e qeverisë të tanishme.

“Lëvizja Vetëvendosje insiston që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe Kuvendi i ri ta zgjedhë edhe qeverinë e re dhe presidentin e ardhshëm të Republikës së Kosovës me mandat 5 vjeçar”, është shprehur Haxhiu.

Ndërsa nga LDK u shprehën një diskutim më i gjerë mes partnerëve qeverisës është duke u konsideruar i domosdoshëm.

“Mendoj që kjo është çështje ma gjithëpërfshirëse dhe duhet të diskutohet përtej koalicionit. Është e qartë që ky koalicion qeverisës e ka të pamundur me zgjidhë çështjen e presidentit dhe duhet një konsultim më i gjerë se sa konsultimi brenda koalicionit”, ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.

Mirëpo se a do I përgjigjen të gjitha partitë politike të vendit ftesës së Hotit do të mbetët të shihet gjatë javes kur edhe do të vendos kryeministri I vendit të mbajë takimin.

Përveç NISMES të tjera parti nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, ndërsa të padeklaruar në lidhje me këtë takim mbetët PDK-ja, e cila së fundmi ka thënë se do të pauzojë në pjesëmarrjen e saj në takime.

Shahu: Përgjegjshmëria e politikanëve do ta mbajë Kosovën të bashkuar edhe nëse ndodhin zgjedhjet

Analisti politik, Rexhep Shahu, në një prononcim u shpreh që dy partitë e mëdha LDK e PDK nuk do të lejojnë që vendi të hyjë në Aventura të cilat do të i sjellin dëm vendit. Duke vazhduar Shahu thotë që Hoti dhe LDK janë kuota të mira në bursen politike duke mos përjashtuar edhe PDK-në.

Rexhep Shahu

“Unë besoj se politika në Kosovë ka përgjegjshmërinë e duhur në këto momente historike e të rënda dhe nuk do të rrqshqas në aventura. Besoj se dy partitë e mëdha LDK e PDK që kanë përgjegjshmërinë politike nuk do të lejojnë që të hyjë në udhë aventurash në të cilën synojnë ta fusin politikan karieriste që e duan Kosovën veç kur kanë pushtetin se ndryshe nuk e duan as mendojnë për fatet e saj. Me zhvillimet që kanë ndodhur nuk ka pse të bie në disfatizëm nga askush pasi përgjegjësitë do të jenë individuale dhe tentimi për të bërë akuzat kolektivisht është agresion ndaj Kosovës.Hoti dhe LDK janë në kuota të mira në bursen politike edhe PDK duket e stabilizuar si parti edhe pse dy krerët e saj janë në Gjykaten Speciale”, u shpreh Shahu.

Më tej, Shahu thotë që politikanët do të kenë përgjegjësin e duhur që Kosova të ia del në cilen do zgjedhje që vendosin të hyjnë, qoftë me zgjedhjen e presidentit nga kjo legjilaturë, qoftë edhe zgjedhjet e reja.

Zhvillmet e fundit u treguan njerëzve se politikanët shqiptarë të Kosovës që kanë punuar në Beograd u katapultuan nga VV-ja në krye të qeverisë dhe kjo bie erë. Unë besoj se përgjegjshmëria e politikanëve do ta mbajë Kosovën të bashkuar në cilëndo rrugë që hyjnë, qoftë në zgjedhjen e presidentit nga kjo legjislaturë, qoftë dhe në shkuarjen në zgjedhjet e reja.

Elezaj: Thirrja e Hotit për një takim të përbashkët, vështirë e realizueshme nga partitë politike

Njohësi i çështjeve politike, Rexhep Elezaj, në një bashkëbisedim u shpreh që Hoti gjendet në një situatë të vështirë politike qeverisëse ngase para vetës ka dy zgjedhje, të bind partite opozitare të hyjnë në qeveri ose të shkojnë në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme.Rexhep Elezaj

Gjithashtu Elezaj shprehët që është shumë e vështirë që Hoti të arrijë të I ketë në tavolinë të gjitha partitë, kjo për faktin se dihet që mes tyre ka një acarim të raportëve e sidomos tash që edhe në pyetje është posti i presidentit.

“Kryeministri Avdullah Hoti, është e qartë se gjendet në një situatë tepër të vështirë politike dhe qeverisëse, ngase qeveria të cilën po e udhëheq z. Hoti veç ka hyrë në çorrsokak nga i cili nuk ka më kthim prapa. Ose do arrin t’i bind partitë opozitare, LVV-ja dhe PDK-në, për me hyjë në qeveri të zgjeruar, ose i duhet ta gjejë rrugën dhe mënyrën e duhur për ta çuar vendin në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme. Po ashtu, është pyetje e madhe se a do ia del A. Hoti që t’i bashkojë në një tavolinë të përbashkët të gjitha partitë politike për të gjetur një zgjidhje me dalë nga ky rreth vicioz në të cilin gjendet qeveria aktuale, meqë unë nuk besoj se kërkesës së tij për një takim të tillë do i përgjigjen të gjitha partitë politike, duke pasur parasysh faktin se midis tyre, si asnjëherë më parë, ka një mos durim dhe acarim të raporteve, kritika të ndërsjella, ashpërsi në fjalorë si dhe interesa krejtësisht të pa balancuara dhe të ndryshme politike, kur është fjala për zgjerimin e qeverisë aktuale, por sidomos rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës pas dorëheqjes së H. Thaçit nga ai post për shkaqe të njohura”, u shpreh Elezaj.

Tutje Elezaj thotë që në këtë fazë që jemi duhet të merren disa hapa të nevojshëm juridik ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit zgjedhor në Kosovë, sidomos të vendoset Neni i veçantë me të cilin zgjedhja e presidentit do bëhet drejtpërdrejt nga populli dhe tek pastaj të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Më tej, analisti thekson që Çdo opsion tjetër në rrethanat që po kalon sot Kosova do jetë i dëmshëm për ecurinë e mëtutjeshme të shtet ndërtimit dhe zhvillimit të vendit.

“Mendimi im personal është që në këtë fazë duhet të ndërmerren hapat e nevojshëm juridik për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit zgjedhor në Kosovë, sidomos të vendoset Neni i veçantë me të cilin zgjedhja e presidentit do bëhet drejtpërdrejt nga populli, dhe tek pastaj të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, për ta verifikuar edhe njëherë secila parti besimin e votuesve të vetë, ndërsa zgjedhja e presidentit të bëhet vetëm pas zgjedhjeve dhe ajo mes dy e më shumë kandidatëve, gjë që vendin tonë do ta stabilizonte në çdo aspekt, në veçanti do t’i zvogëlonte paragjykimet, polarizimit si dhe konfliktet politike midis subjekteve politike, duke eliminuar garën e pakuptimtë se cilës prej tyre i takon posti i presidentit ! Çdo opsion tjetër në rrethanat që po kalon sot Kosova do jetë i dëmshëm për ecurinë e mëtutjeshme të shtet ndërtimit si dhe zhvillimin ekonomik të vendit tone”, tha Elezaj.

Ahmeti: Partitë politike është mirë të jenë pjesë e takimit që Hoti i ka ftuar

Analisti politik, Hidajet Ahmeti, në një prononcim tha që thirrja e Hotit për partitë politike për të gjetur zgjidhje në lidhje me zhvillmet e fundit që kanë ndodhur në vend ka për qëllim më shumë të i’a vazhdojë jetën kësaj qeverie. Pavarësisht kësaj Ahmeti shprehët që partitë politike duhet të jenë pjesë e ktij diskutimi në mënyrë që të dakorohen për datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.Hidajet Ahmeti

“Gjykoj se një thirrje e zotit Hoti për ta gjetur zgjidhjen për presidentin e ardhshëm në diskutim me partitë politike parlamentare është brenda kornizës institucionale. Por, në realitetin politik thirrja e zotit Hoti më shumë është një tendencë për t’ia vazhduar jetën kësaj qeverie, e cila de fakto ka rënë, pasi asnjë çështje të rëndësisë publike spo mundet ta shty përpara. Mendoj se partitë politike është mirë të jenë pjesë e këtij diskutimi, por jo për të bërë pazare në zgjedhjen e presidentit të ardhshëm, por të dakordohen për datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Në rrethana të tilla, nuk ka kurrfarë krizë institucionale, pasi Kushtetuta e Republikës së Kosovës e definon qartë çështjen e presidentit, por edhe afatin kohor të ushtruesit të detyrës së tij”, theksoi Ahmeti.

Në fund, Ahmeti thotë që partitë duhet të i kthejnë sovranin zgjedhjet e lira në mënyrë që sovrani, përmes zgjedhjeve të lira e demokratike do ta përcaktoj fuqinë politike reale të çdo subjekti politik dhe ta votojnë një president meritokrat që I shërben interesave të partive politike.

“Mendoj se është e rrugës që partitë politike të kthehen të sovrani, pasi legjitimiteti i kësaj qeveria po kontestohet çdo ditë e më shumë. Sovrani, përmes zgjedhjeve të lira e demokratike do ta përcaktoj fuqinë politike reale të çdo subjekti politik dhe atëherë është mundësia që partitë shumicë ta votojnë një president meritokrat, e më e mira do të ishte të zgjedhin një president mbi partiak dhe me vlera të larta intelektuale e morale, por jo një president që i shërben interesave të partive politike”, përfundoi Ahmeti

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT