-5 C
Pristina
E enjte, 26 Nëntor, 2020
Home KRONIKË Fshati kosovar që është pushtuar nga fallxhoret, pretendojnë se i rregullojnë të...

Fshati kosovar që është pushtuar nga fallxhoret, pretendojnë se i rregullojnë të gjitha problemet

Kushdo që ka probleme të ndryshme në familje, ata që nuk kanë fat në dashuri, ata që duan të dinë për fatin e tyre në të ardhmen “ilaçin” mund ta gjejnë në Banjë të Istogut, e njohur në gjithë Kosovën si Ilixha e Pejës.

Se aty ndodhen fallxheshat më të mira, e këtë e tregojnë radhët e gjata të “hallexhinjve” nga gjithë trevat shqiptare.

Banja e Istogut, e cila në gjithë Kosovën njihet si Banja e Pejës (Ilixha e Pejes), nuk është e njohur vetëm si qendër rehabilituese, në të cilën njerëz me probleme shëndetësore nga e gjithë Kosova shkojnë për t’u shëruar, por edhe për ta gjetur rehatinë.

Uji i ngrohtë që buron nga thellësia e tokës në këtë fshat, i cili i ngjan një qyteze, nuk është ilaçi i vetëm për shërbimin e shumë sëmundjeve.

Banja tashmë është shndërruar edhe në një qendër tjetër – të shkrirjes së plumbit dhe parashikimit të fatit në filxhan të kafesë.

Fitohet përshtypja se më shumë njerëz shkojnë tek fallxheshat sesa njerëz që ia mësyjnë qendrës rehabilituese në Banjë për t’u shëruar.

Edhe ata që shkojnë për herë të parë nuk e kanë vështirë t’i gjejnë fallxheshat, pasi që secila nga ato ka vendosur tabela që tregojnë shtëpitë ku ndodhen ato.

“Te Sanija”, “Te Gila”, “Plumbtore”, “Falltore”, janë vetëm disa nga emrat që tërheqin “hallexhinjtë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT