-4 C
Pristina
E enjte, 26 Nëntor, 2020
Home LAJME Gashi: Beteja e Koshares ishte ferri i ushtrisë serbe

Gashi: Beteja e Koshares ishte ferri i ushtrisë serbe

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, njëherit ish-komandant i UÇK-së, në betejën e Koshares, ka reaguar pas deklaratave të bëra nga shteti serb, duke u shprehur se Kosharja ishte vendi ku dhanë besën për liri, aty u betuan se “ku u derdh gjaku i dëshmorëve, kurrë këmba e ushtrisë serbe nuk do të shkelë”.

Po ashtu, ai ka theksuar se, edhe vetë trupat më elitare që i pati ushtria serbe, e cilësuan këtë betejë si “ferri i Koshares”, duke shtuar se “edhe sot për Serbinë, le të kujtohet beteja e Koshares…unë jam dëshmitar, këtu ishim dhe gjithmonë këtu do të jemi”, shkroi Gashi.

Shkrimi i plotë i Gashit:

“Koshare- vendi ku e dhamë besën për liri.

Në Kosharen Legjendare, nën udhëheqjen e Komandantit të Brigadës 138 Agim Ramadani, u betuam se aty ku u derdh gjaku i dëshmorve, kurrë këmba e ushtrisë serbe nuk do të shkelë… u zotuam para atdheut tonë se nëse vetëm një ushtarë mbetet e ka për obligim ta bëjë ushtrinë dhe atë sot e kemi realitet… ata 11 mijë trupat më elitare që i patë ushtria serbe, vetë e thanë “ këtu qenka ferri i Koshares“, edhe sot për Serbinë, le të kujtohet beteja e Koshares… unë jam deshmitar, këtu ishim dhe gjithmonë këtu do të jemi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT