3 C
Pristina
E martë, 24 Nëntor, 2020
Home LAJME Gashi pas pretendimit të Bislimit se VV do i fitojë 55 deputetë:...

Gashi pas pretendimit të Bislimit se VV do i fitojë 55 deputetë: Ka probleme me numrat

Deklarata e Besnik Bislimit të VV’së se partia e tyre do t’i fitojë 55 deputetë në zgjedhjet e ardhshme, ka nxitur reagime të shumta, e në veçanti të zyrtarëve të LDK’së, kjo pasi që Bislimi tha se kjo fitore e VV’së do të vie si shkak i politikë së keqe të LDK’së.

“LDK për shkak të politikave të këqija ka bërë Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme të ketë 55 deputetë dhe nëse bojkoton zgjedhjen e presidentit, VV i ka 61 deputetë”, ka shtuar Besnik Bislimi mbrëmë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së Arben Gashi tha se Besnik Bislimi,  flet me entuziazëm.

Sipas Gashit po me këtë entuziazëm ka folur edhe në pandemi, ku edhe kishte ulur papunësinë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së thotë se Bislimi ka probleme me numra, shkruan Periskopi.

“Besniku duket se është një entuziast, i cili  edhe midisi pandemisë e patë ulur papunësinë, i ka do  probleme me numrat ai”, tha Gashi i LDK’së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT