4.7 C
Pristina
E martë, 24 Nëntor, 2020
Home LAJME Gent Cakaj shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanocit

Gent Cakaj shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanocit

Kuvendi Komunal në Bujanoc, i përkrahur nga iniciativa e 26 këshilltarëve shqiptarë shpallën sot “Qytetar Nderi të Bujanocit”, ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Kryetari i Kuvendit Komunal, Enver Ramadani ka lexuar iniciativën në fjalë, pas së cilës ka pasuar duartrokitje dhe ngritje në këmbë në shenjë respekti për kryediplomatin Gent Cakaj.

“Sot është një ditë e shenjuar për të gjithë qytetarët e Bujanocit. Mbështetja e tij e pashoqe për komunën e Bujanocit dhe qytetarët e saj në fusha të ndryshme dhe bashkëjetësimin e vlerave pro-evropiane e bëjnë ‘Qytetar Nderi’ për nderin dhe respektin që i kushtoi një komune të vogël e krejt të harruar nga gjithë ata që kishin obligime institucionale për ta mbështetur. Duke pasur parasysh angazhimin dhe përpjekjet e tij për të përmirësuar situatën ekonomike në komunën tonë, bashkëpunimin e pakushtëzuar në të gjitha fushat e tjera, besoj dhe jam i bindur se Ministri Gent Cakaj është i denjë të jetë mbajtës i titullit “Qytetar Nderi” i Komunës së Bujanocit. Duke nderuar personalitetet e profilit të lartë siç është Ministri Gent Cakaj ne i ndërlidhim ata më shumë e më fort me qytetin dhe bashkëqytetarët tanë. Prandaj në emër të të gjithë këshilltarëve të nënshkruar në iniciativë, në emrin tim personal dhe në cilësinë e kryetarit të Kuvendit Komunal të Bujanocit ju ftoj që ta mbështesni dhe përkrahni këtë iniciativë dhe votoni këtë Propozim- Vendim” – u shpreh Ramadani në fjalën e mbajtur.

Pas vendimit të sotëm të Kuvendit Komunal të Bujanocit, ministria Serbe e Pushtetit Lokal duhet t’i japë dritën jeshile zyrtarizimit të kryediplomatit shqiptar, si qytetar nderi i kësaj komune./TCH

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT