4.7 C
Pristina
E martë, 24 Nëntor, 2020
Home LAJME “Gjah në kurriz të UÇK’së” , Kujt ia dedikon “goditjen” kryediplomatja kosovare?

“Gjah në kurriz të UÇK’së” , Kujt ia dedikon “goditjen” kryediplomatja kosovare?

Ministrja e jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj ka reaguar me një status në rrjetin social Twitter për zhvillimet e fundit rreth arrestimeve të Gjykatës Speciale.

“Vuçiqi mbase edhe mund t’i ndajë, por është e qartë tashmë se i bashkon ‘gjahu’ elektoral në kurriz të UÇK-së!”, ka shkruar ajo.

Lideri i VV’së, Albin Kurti, mbajti sot një konferencë për medie ku ndër të tjera tha që shteti duhet t’i mbrojë të akuzuarit nga Specialja. Kjo bie në desh me një deklaratë të tij para disa viteve ku ndër të tjera thoshte se Hashim Thaci duhet të shkojë në Speciale pasi po i jep shokët e tij.

Ai po ashtu ka thënë se Edi Rama po përdorë çështjen e UÇK’së për përfitime të brendshme politike dhe ka përdorur shprehjen “Vuqici është ai që na ndan me Edi Ramën”.

Në anën tjetër kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, prej fillimit të arrestimeve nga Specialja po akuzon opozitën për bashkëpunim dhe po e përdorë për përfitime elektorale për shkak të zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen në prill të vitit të ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT