-2 C
Pristina
E enjte, 26 Nëntor, 2020
Home LAJME Gjyqi për luftëtarët e UÇK-së, ish-ministri shqiptar: Gabim që VV e zhvendos...

Gjyqi për luftëtarët e UÇK-së, ish-ministri shqiptar: Gabim që VV e zhvendos vëmendjen për llogari pushteti

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, historiani Paskal Milo, duke komentuar për Euronews Albania, zhvillimet e fundit me gjyqin që po u bëhet ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e cilësoi situatën jo të stabilizuar sa të ketë të pranueshëm në Kosovë një qasje kundër ish-udhëheqjes së saj politike dhe një zhvendosje të vëmendjes drejt çështjeve elektorale.

“Sot Kosova ka nevojë për bashkim, unifikim të atyre që e duan Kosovën dhe duhet ta nxjerrin atë nga kjo situatë e rëndë. S’e ndihmon daljen nga kjo situatë vijimi i akuzave ndaj Thaçit, Veselit… të cilët janë në bankën e të akuzuarve. Për mua është gabim qasja e Vetëvendosjes që e zhvendos vëmendjen nga një çështje qendrore që ka të bëjë me ekzistencën e Kosovës, për llogari elektorale dhe të pushtetit është qasje e gabuar,” – u shpreh ish-ministri Milo.

Në komentin e tij Milo iu drejtua veprimtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, i cili shprehu hapur kritika kundër mënyrës se si qe vepruar vitet e fundit, që me dialogun në nivel teknik, lejimin e institucioneve paralele në veri të Kosovës, por dhe krijimin e një gjykate si Gjykata Speciale, e cila ka autoritet për luftën dhe është jashtë Kosovës.

Hoxha këmbënguli se “synimi kryesor është korruptimi i luftës dhe pavarësimit të Kosovës” dhe për këtë sipas tij do të ishte e nevojshme “rikthimi i legjitimimit të institucioneve kryesore” duke nënkuptuar këtu vajtjen e vendit në zgjedhje të parakohshme.

“Qeveria [aktuale] është e paligjshme sepse është bërë me votën e një personi që duhej të ishte në burg e jo në parlament, tjetrin presidenti e ka takuar natën dhe ai ia dha votën,” – u shpreh Hoxha duke theksuar se “zgjedhjet janë më se normale për një vend demokratik”.

Mirëpo pikërisht këtë qasje e kundërshtoi ish-ministri Milo duke këmbëngulur se kjo mënyrë e të parit të gjërave për situatën që po kalon Kosova nuk do të sjellë zhvillime pozitive.

“Kam simpati për Vetëvendosjen dhe kryetarin e saj, e kam shprehur këtë që kur isha ministër i Jashtëm në vitin 1997 kur Albini [Kurti] ishte djalë i ri dhe sekretar i Adem Demaçit. Por tani më duhet të këmbëngul se Vetëvendosja ka një qasje të gabuar për mua… dua t’ju bëj thirrje të bëheni realist, nuk jeni vetëm ju në Kosovë, nuk janë të gjithë të korruptuar, nuk janë të gjithë të lidhur me krimin, ka dhe në partitë e tjera individë dhe personalitete të ndershme që u dhimbset vendi, dhe që u duhet të bashkoheni, përballoni situatën aktuale në një periudhë të shkurtër kohe dhe më pas shkoni në zgjedhje se s’ka rrugë tjetër,” – u shpreh më tej Milo.

Ish-ministri shqiptar Milo replikoi më tej me veprimtarin e Vetëvendosjes Hoxha duke këmbëngulur se “është gabim fëmijëror politik nxitja e Kosovës për të vajtur në zgjedhje të parakohshme në një situatë të tillë”.

“Ju keni krizë politike shumë vjeçare, s’jeni në gjendje, pavarësisht sondazheve, edhe sikur të vini vetë në krye, për situatën që ka Kosova do ta keni shumë të vështirë të arrini objektivat që keni, duhet ta kuptoni këtë gjë,” – apeloi më tej Milo.

“Në reflektim të kësaj situate [me gjyqin kundër UÇK-së] duhet të uleni me përfaqësuesit e partive të tjera dhe ju [Vetëvendosje] mund të merrni më shumë rol dhe vetëm kështu mund ta përballoni situatën,” – u shpreh Milo më tej duke sugjeruar se vetëm uniteti dhe bashkëpunimi politik mes palëve mund të bëjë që Kosova të mund t’ia dalë krizës politike që po i vihet përpara.

Milo u shpreh kundër përpjekjeve që brenda 6 muajve që aktualisht presidenca drejtohet përkohësisht nga kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, palët politike të zgjedhin një president tjetër.

Ai këshilloi që palët të ngrenë një qeveri të unitetit kombëtar, të përballojnë krizën që ka përpara shteti dhe shoqëria e Kosovës, të bashkërendohet për vendosjen e një date zgjedhjesh dhe palët të punojnë bashkë për t’i dhënë stabilitet vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT