-5 C
Pristina
E enjte, 26 Nëntor, 2020
Home LAJME Hillary Clinton ambasadore në OKB?

Hillary Clinton ambasadore në OKB?

Ish-kandidatja për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, pritet ta merr postin e ambasadores së Amerikës në Kombet e Bashkuara.

Sipas burimeve të disa mediave amerikane, Joe Biden pritet ta emërojë Hillary Clinton në këtë post në kohën kur të vendosen emrat e ri të administratës së tij.

E nëse zonja Clinton caktohet përfaqësuese e SHBA-së atje, mund të jetë një zë i fuqishëm për Kosovën.

“Procesi i pranimit të Kosovës në OKB, rrjedh përmes Këshillit të Sigurimit, e kjo është një prej aktereve shumë të rëndësishëm dhe vendimmarrës për Kosovën. Çdo 6 muaj atje diskutohet për Kosovën. Ne në këtë rast do ta kishim një mike shumë të mirë të Kosovës atje..”, ka thënë Sabri Kiçmari, ish-ambasador i Kosovës në Austri.

Njëjtë si ky mendon edhe analistja Luljeta Aliu, e cila radhitë arsyet pse Clinton mund të jetë më e mirë sesa ambasadorët e tjerë amerikanë në OKB.

“Familja Clinton kanë qenë përkrahëse e madhe e pavarësisë së Kosovës, për ne është shumë fitore e madhe nëse ajo zgjidhet aty, duke e ditur se ajo është edhe një karakter i fortë, duke e ditur se aty është edhe Rusia e Kina – aty duhet një karakter me guxim e përvojë të madhe”, thotë Luljeta Aliu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT