5.8 C
Pristina
E martë, 24 Nëntor, 2020
Home LAJME Hoti: Çështje kryesore në dialogun me Serbinë janë të pagjeturit

Hoti: Çështje kryesore në dialogun me Serbinë janë të pagjeturit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se çështja e personave të pagjeturve është shqetësuese që nga lufta e fundit.

Ai gjatë fjalimit të tij në seancën së sotme të Kuvendit ka thënë se të gjithë kanë bërë përpjekje maksimale që të bëhet progres në këtë aspekt dhe që të zbardhet fati i të pagjeturve.

“Dialogu me palën serbe i ndërmjetësuar nga BE jo rastësisht ka filluar me temën e të pagjeturve. Faktet e reja që janë shfaqur në televizionet serbe për mundësinë e 16 varrezave masive shtyjnë edhe më shumë nevojën dhe përpjekjen për gjetjen e trupave në Serbi”, është shprehur Hoti, njofton Klan Kosova.

“Synimi ynë themelor është gjetja e trupave të të pagjeturve. Në fokus të marrëveshjes përfundimtare me Serbinë do të jenë të pagjeturit. Nuk mund të shkojmë përpara, kjo është çështje kryesore”.

Këto përgjigje i tha Hoti, kur u pyet nga deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, rreth asaj se “A do t’i ndërprejnë bisedimet me Serbinë apo do ta kushtëzojnë atë për të hapur hetime pas deklaratave që janë bërë për 16 varrezat masive?”.

Pacolli këtë pyetje e bëri sërish duke thënë që të ketë një përgjigje më të qartë nga Hoti.

Kryeministri sërish mori fjalën dukë thënë se përgjigjet më të mira janë duke i dhënë me veprime që janë duke bërë në dialog.

“Në marrëveshjen e Washingtonit është përfshi edhe çështja e të pagjeturve. Në Bruksel çështja kryesore që është diskutuar janë të pagjeturit”, ka thënë Hoti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT