-5 C
Pristina
E enjte, 26 Nëntor, 2020
Home COVID-19 Hoti pas vizitës në Infektivë: Praktikisht jemi në situatë lufte, do t’i...

Hoti pas vizitës në Infektivë: Praktikisht jemi në situatë lufte, do t’i plotësojmë të gjitha kërkesat e SHSKUK-së

Kryeministri Avdullah Hoti ka zhvilluar sot vizitë në Klinikën Infektive në QKUK bashkë me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ai ka konfirmuar se që aty është informuar për aktivitetet që po ndërmerren brenda klinikës për t’u përballë me situatën me pandeminë e COVID-19, njofton Klan Kosova.

“Është situatë praktikisht e luftës, duke u përballë çdo ditë me një rrezik të madh me viktima. Shfrytëzoj rastin për të bërë thirrje – me gjithë nevojën që kemi për të rritur efikasitetin në punë – për të përmirësuar shërbimin, për të pasë furnizim me barna”, është shprehur Hoti.

“Duhet të ngrisim nivelin e angazhimit që ta menaxhojmë pandeminë. Më vjen mirë që numri i rasteve fatale dje s’ka qenë shumë i lartë, në krahasim me regjionin po menaxhohet pak më mirë. Do të bëjmë gjithçka që t’i plotësojmë të gjitha kërkesat e shërbimit spitalor”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT