4.7 C
Pristina
E martë, 24 Nëntor, 2020
Home LAJME Ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit: Serbia mund të ketë bashkëpunim të shkëlqyeshëm...

Ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit: Serbia mund të ketë bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Bidenin

Ish -zyrtari i Departamentit të Shtetit Bertram Brown vlerësoi se Serbia mund të ketë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me administratën e Presidentit të ri të SHBA Joe Biden.

Në samitin e së dielës “Java e NATO-s” në Beograd, Brown gjithashtu falënderoi Serbinë dhe presidentin e saj, Aleksandar Vuçiq, për siç tha “politikat e sofistikuara ndaj Kosovës”.

Ai shtoi se Serbia “fitoi pikë në Amerikë” nga vetë fakti që është e qëndrueshme dhe se ajo veproi si një faktor stabilizues në Ballkan, veçanërisht në lidhje me Bosnjë dhe Hercegovinën.

“Serbia përfundimisht po i bën një shërbim të shkëlqyeshëm Bosnjës duke mbajtur një marrëdhënie të qëndrueshme me Republika Sërpskan. Presidenti Vuçiq po bashkëpunon me Kosovën dhe Shqipërinë në një mënyrë të arsyeshme. Në atë kuptim, administrata e Vuçiqit mund të ketë marrëdhënie të mira me administratën e Biden,” tha Brown, raporton B92.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të mbështesin dialogun dhe të përdorin fuqinë e tyre për të mundësuar dhe lehtësuar më tej dialogun.

“Amerika është kyçe kur bëhet fjalë për Kosovën, ajo mund të sigurojë bashkëpunimin e qeverisë së Kosovës. Në atë kuptim, nëse duam të arrijmë një marrëveshje, Amerika është thelbësore dhe mund të ndihmojë vërtet,” tha Brown.

Ai vlerësoi se Trump ishte një katastrofë për Amerikën dhe pozicionin e saj në botë, por që nuk ishte një katastrofë për Ballkanin. Siç deklaroi ai, politika amerikane në Ballkan mbajti vazhdimësinë gjatë administratës Trump.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT