4.7 C
Pristina
E martë, 24 Nëntor, 2020
Home LAJME Java Globale e Ndërmarrësisë (GEW) shënohet në Kosovë për të tetin vit

Java Globale e Ndërmarrësisë (GEW) shënohet në Kosovë për të tetin vit

Në 180 shtete të botës ka filluar “Java e Ndërmarrësisë Globale” me mbi 10 milionë pjesëmarrës. Kjo javë shënohet edhe në Kosovë, me mbi 70 aktivitete dhe 60 organizata pjesëmarrëse. Organizimi i kësaj jave në Kosovë mundësohet nga Qendra e Inovacionit të Kosovës (ICK), që edhe zyrtarisht është nikoqir i javës dhe partner i Global Entrepreneurship Network (GEN).

Për të tetin vit me radhë, mbi 60 organizata dhe institucione partnere, me më shumë se 70 aktivitete, shënojnë Javën Globale të Ndërmarrësisë ne Kosovë, prej 16-22 Nëntor. Për shkak të gjendjes me pandeminë, të gjitha ngjarjet do të mbahen online, në platforma të ndryshme.

Me organizim të Innovation Centre Kosovo (ICK), sot hapet Java Globale e Ndërmarrësisë, njëkohësisht në 180 shtete të botës. Java Globale e Ndërmarrësisë është ngjarja më e madhe festive e ndërmarrësisë në botë, e cila bën bashkë ndërmarrës, inovatorë, punëdhënës dhe akterë tjerë, që për qëllim kanë zhvillimin e ideve të reja, krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e mirëqenies dhe zhvillimin ekonomik.

Përgjatë një jave në muajin Nëntor, GEW promovon ndërmarrësinë nëpërmjet aktiviteteve lokale nëpër shtete të ndryshme, të dizajnuara për të vënë në pah potencialin e ndërmarrësve të rinj dhe inovatorëve. Aktivitetet variojnë nga garat, takimet kokë më kokë, prezantimet, trajnimet profesionale, rrjetëzimet, mentorimet, aktivitetet sociale dhe ligjëratat nga mysafirë të mirënjohur të fushës.

GEW është më shumë sesa një kampanjë vetëdijësuese. GEW është platformë për ndërlidhje dhe bashkëpunim ndër shtetëror, me qëllim të forcimit të ekosistemit botëror në fushën e ndërmarrësisë. Në vitit 2015, në mbarë botën janë regjistruar 30,000 aktivitete, me mëse 10 milion pjesëmarrës të drejtpërdrejt.

“Këtë vit kjo javë, ka qëllimin edhe më domethënës kur kemi parasysh sfidat nëpër të cilat po kalojnë ndërmarrësit karshi gjendjes pandemike në mbarë globin. Për të tejkaluar sadopak këtë situate jo të lehtë, bizneset dhe komuniteti duhet të qëndrojnë të bashkuar dhe të ndihmojnë njëri tjetrin, dhe pikërisht GEW Kosova është një platforme që e mundëson këtë. Është kënaqësi që shohim një numër të madh aktivitetesh dhe përkrahësish të angazhuar në këtë javë, duke synuar që të rrisin shpresën për ditë më të mira dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.” – tha Uranik Begu, Drejtor Ekezkutiv i ICK-së dhe nikoqir i GEW Kosovo.

Disa nga ngjarjet që organizohen përgjatë javës, mund ti gjeni. Organizatat partnere që organizojnë aktivitete të ndryshme prej 16-22 Nëntor, përfshijnë: Oden Ekonomike Amerikane, American School of Kosova, Business Consultants Council (BCC), CSR Kosova, FLOSSK, G7 Kosova, IPKO Foundation, Kolegji AAB, Oda Ekonomike Gjermane, STIKK, RDA Veri, 4H Kosova, GERMIN, Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë e Universitetit të Mitrovicës, KAEF, Kolegji Universum, Kosova Live dhe Global Girl Media.

Që nga Qershori të vitit 2013, Innovation Centre Kosovo është nikoqir zyrtar i GEW për Republikën e Kosovës. Qëllimi i GEW Kosova është motivimi i të rinjëve për të konsideruar ndërmarrësinë si rrugën e tyre të së ardhmes. GEW Global dhe GEW Kosova punojnë bashkë në krijimin e rrjetit të organizatave partnere dhe komunitetit të liderëve lokal, si promotorë të përhershëm të vlerave të GEW, përgjatë tërë kohës. GEW poashtu shërben si platformë për lidhjen e ndërmarrësve të rinj dhe inovatorëve të Kosovës me ndërmarrës, partnerë.

Java Globale e Ndërmarrësisë (GEW) në Kosovë mbështetet nga Ambasada e Suedisë, GIZ Kosovo, Ambasada e Norvegjisë, Zyra e BE-së në Kosovë, GIST dhe Coca-Cola HBC Kosova.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT