-5 C
Pristina
E enjte, 26 Nëntor, 2020
Home LAJME Kadrijaj: Skandaloze bastisjet e EULEX-it në shtëpitë e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Kadrijaj: Skandaloze bastisjet e EULEX-it në shtëpitë e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Deputetja nga radhët e AAK-së Time Kadrijaj, para deputetëve të Kuvendit ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vendi.

Ajo gjatë fjalimit të saj ka bërë thirrje për unitet pas arrestimeve të fundit që janë bërë.

Kadrijaj ka thënë se Kosova ka dëshmuar vazhdimisht që është e gatshme të bashkëpunojë me drejtësi ndërkombëtare, për dallim nga Serbia e cila mohon vazhdimisht krimet e saj në Kosovë.

“Përderisa Serbia mohon vazhdimisht krimet e saj në Kosovë duke i fyer mbi 15 mijë viktima e mbi 20 mijë nëna e motra tona të përdhunuara, dhe 1600 shqiptarë që figurojnë të zhdukur dhe në të njëjtën kohë zyrtarë të sotëm të Serbisë e që dje ishin bashkëpunëtorë të ngushtë të kasapit të Ballkanit, hapur kërcënojnë të gjithë ata serbë që mund të flasin për varrezat masive, Kosova ka dëshmuar vazhdimisht se është e gatshme të bashkëpunojë me drejtësinë ndërkombëtare sa herë që ajo thërret’”, ka thënë Kadrijaj.

“‘Përgjatë këtyre 21 viteve të pasluftës, çlirimtarët tanë janë përballë vazhdimisht me akuza të cilat janë të fabrikuara nga Serbia e që të mbështetura nga qarqe anti-shqiptare me qëllim që hedhjes baltë mbi pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe barazimin e saj me krimet dhe kriminelët serbë”.

Kadrijaj ka folur edhe për bastisjet e fundit nga EULEX që iu është bërë ish ushtarëve të UÇK-së. Ajo këto bastisje i ka quajtur skandaloze.

“Aksionet e bastisjes së policisë së EULEX-it, përkatësisht bastisja e shtëpisë së ish-zëdhënësit të UÇK-së dhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, dhe luftëtarëve të tjerë të UÇK-së, përveç që ishin të panevojshme, por edhe skandaloze. Kemi pasur kryeministra, e zyrtarë tjerë të lartë shtetëror të cilët kanë dhënë dorëheqje nga detyra për t’iu përgjigjur thirrjes së drejtësisë, andaj aspak e nevojshme nuk ka qenë ai defilim i forcave të EULEX-it ndaj figurave të larta të UÇK-së, duke shkaktuar frikë e trauma tek familjarët e tij”.

Ajo ndër të tjera Gjykatën Speciale e ka quajtur të një anshme e cila po e gjykon lufton për liri.

“Tani më, të gjithë e dinë, që Gjykata Speciale është e njëanshme dhe mbi të gjitha gjykon përpjekjen e një populli për të qenë i lirë, as më shumë e as më pak se popujt tjerë. Aktakuzat ndaj tanimë ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi, kreut të PDK-së, Kadri Veseli, dhe deputetit të VV-së, Rexhep Selimi, duhet t’na bëjnë të reflektojmë si shoqëri e si shtet. Në këto momente, kur gjykohet e gjithë sakrifica shekullore për liri, koha ështe për unifikim të të gjithë spektrit politik të Kosovës. Gjithmonë kur kemi qenë bashkë kemi triumfuar përballë çdo beteje. UÇK-së është e shenjtë, UÇK-në nuk mund ta njollosë askush, UÇK-ja është vlera më sublime e historisë sonë të re”, ka thënë Kadrijaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT