7.9 C
Pristina
E enjte, 26 Nëntor, 2020
Home LAJME Kërcënimet e Vuçiqit për luftë, Limaj: Është koha e fundit që BE...

Kërcënimet e Vuçiqit për luftë, Limaj: Është koha e fundit që BE të merr masa ndaj Serbisë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili foli për luftë të re nëse dialogu mes dy vendeve nuk ka sukses.

Limaj ka thënë se është koha e fundit që Bashkimi Europin të marr masa ndaj këtij regjimi.Ai thotë se ushtria që ka bërë gjenocid, spastrime etnike nëpër ish-Jugosllavi e posaçërisht në Kosovë, vazhdon të jetë e komanduar nga ekzekutorët e gjenocidit dhe e drejtuar nga të njëjtit politikanë që e kanë përdorur këtë ushtri për realizmin e planit të Serbisë së Madhe përmes luftës, terrorit e gjenocidit.

Lideri i Nismës ka thënë se gjithmonë do të kemi një Serbi luftënxitëse e kërcënuese për rajonin e më gjerë për sa kohë që këta njerë nuk përgjigjen për krimet e kryera.

Deklarata e plotë e Limajt:

Ushtria që ka bërë gjenocid, spastrime etnike nëpër ish-Jugosllavi e posaçërisht në Kosovë, vazhdon të jetë e komanduar nga ekzekutorët e gjenocidit dhe e drejtuar nga të njëjtit politikanë që e kanë përdorur këtë ushtri për realizmin e planit të Serbisë së Madhe përmes luftës, terrorit e gjenocidit.

Derisa këta njerëz nuk përgjigjen për krimet që i kanë kryer dhe derisa nuk shpërbëhet ajo organizatë kriminale e quajtur ushtri dhe drejtues tjerë të sistemit të sigurisë, gjithmonë do të kemi një Serbi luftënxitëse e kërcënuese për rajonin e më gjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT