3 C
Pristina
E mërkurë, 25 Nëntor, 2020
Home LAJME Kollçaku: UÇK-ja s’ka qenë kurrë një ndërmarrje kriminale, Vuçiq nuk është njeri...

Kollçaku: UÇK-ja s’ka qenë kurrë një ndërmarrje kriminale, Vuçiq nuk është njeri i paqes

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmira Kollçaku, ka thënë se Albin Kurti, gjithmonë është prononcuar për Gjykatën Speciale dhe akuzat që ajo ka ngritur, ndërsa shtoi se presidenti serb Aleksandër Vuçiq nuk është njeri i paqes.

“E para është botërisht e njohur që Kurti ka qenë i infektuar me COVID dhe më shumë se dy javë ka qëndruar i karantinuar. Kurti së paku është tepër ballëhapur, sidomos në raport me Gjykatën Speciale dhe kjo nuk po ju pëlqen shumë aktorëve politikë në Kosovë”.

“Lufta me Serbinë, ishte një luftë e drejtë dhe çlirimtare. Gjatë këtyre viteve, Albin Kurti dhe pjesëtarët e tjerë të Vetëvendosjes e kanë pasur të qartë këtë gjë dhe janë prononcuar ndër vite. Habitem me këto konstatime dhe kush vonoi dhe kush nuk vonoi në reagim”, u shpreh ajo më tej.

Kollçaku theksoi më tej se UÇK-ja, nuk ka qenë kurrë një ndërmarrje kriminale.

“Krejt ajo që po shohim është se duan të shtrembërojnë ato çfarë ka ndodhur. Ne nuk kemi pasur ndërmarrje kriminale, po kemi pasur bashkim të qytetarëve. Ne nuk kemi pasur një ushtri, po qytetar që janë përballur me një agresor, që u është dashur të mbrojnë familjet e tyre. Gjërat janë tepër të qarta”, tha ajo.

“Serbia dëshiron plotësisht ta ndryshojë edhe historinë. Ne e dimë kush është Vuçiqi, ai nuk është njeri i paqes”, tha Kollçaku pë Euronews Albania.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT