7.9 C
Pristina
E enjte, 26 Nëntor, 2020
Home LAJME Krasniqi për kandidaturën e Haradinajt për president: Duhet ta sqarojë a është...

Krasniqi për kandidaturën e Haradinajt për president: Duhet ta sqarojë a është kandidat i AAK-së apo i koalicionit

Nënkryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka folur sonte për kandidaturën e Ramush Haradinajt për president dhe për votat që ai ia ka kërkuar PDK-së.

Krasniqi tha se është e pakuptimtë që Haradinaj del e kërkon vota në opozitë kur nuk e ka ende mbështetjen e asnjë partneri të koalicionit.

“Ky koncepti i Haradinajt për vota hua për mua është i pakuptimtë. Sepse sikur të vepronim ne me logjikën e votave hua duhet ti themi zotit Haradinaj a po na i kthen ato votat e vitit 2017 kur të bëmë kryeministër”, tha ai.

“Unë nuk e di, përveç që e ka nominuar partia e tij, që e mbështetë dikush tjetër. Pra kandidat i kujt është? Është kandidat i AAK-së apo është edhe kandidat i koalicionit? Qysh del me lypë vota në kojshi kur nuk i ke në shtëpi tënde njëherë? Unë nuk i kam dëgjuar LDK-në dhe partitë tjera të koalicionit që e mbështesin. E qysh mundesh me kërku vota prej opozitës kur ende s’i ke votat e koalicionit”, tha Krasniqi.

Ai theksoi se asnjëherë deri tani në Kryesinë e PDK-së nuk është diskutuar çështja e zgjedhjes së presidentit dhe ka thënë se ky nuk është prioritet për ta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT