-2 C
Pristina
E enjte, 26 Nëntor, 2020
Home LAJME Kreu i Graçanicës Popoviç: Kërkojmë urgjentisht heqjen e tabelës me emblemën e...

Kreu i Graçanicës Popoviç: Kërkojmë urgjentisht heqjen e tabelës me emblemën e UÇK-së

Tabela e reklamave në Gaçanicë ku është vendosur emblema e UÇK-së në drejtimin nga Gjilan për hyrje në qytet nuk ka qëllim pajtimin veç provokimin ka deklaruar Srgjan Popoviç kreu i komunës së Graçanicës duke paralajmëruar takim me përfaqësues të institucioneve të sigurisë dhe heqjn e tyre, transmeton “Bota Sot”.

Kjo tabelë që ndodhet jo shumë larg shtëpive të familjeve serbe në Kishnicë sipas tij ka shqetësuar banorët e Graçanicës.

“Kemi apeluar te bashkësia ndërkombëtare që të përdor autoritetin e vetë që gjëra të këtilla të mos ndodhin. Do takojmë përfaqësues të institucioneve të sigurisë dhe strukturat tjera dhe të njoftojmë për problemin që shkakton dhe heqjen e saj” tha ai.

Në tabelë përveç emblemës së UÇK-së qëndron edhe porosia “Liria ka emër” dhe porosi të tilla janë vendosur anekënd Kosovës. Më së shumti ka në rrugën magjistrale që shpijnë në Prishtinë, ku bën pjesë edhe Graçanica si komunë.

“Unë jam kryetar i komunës dhe kjo është komunë serbe. Puna ime është të dëgjoj dhe bisedoj me banorët. Kam pasur shumë thirrje dhe nga ajo qpë kam dëgjuar ata janë të shqetësuar” tha Popoviç.

Sipas medieve serbe përveç në Graçanicë në mjediset tjera serbe në Kosovë nuk janë vendosur porosi të këtilla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT