-5 C
Pristina
E enjte, 26 Nëntor, 2020
Home LAJME Kurti: Specialja është e njëanshme, “Ndërmarrje e përbashkët kriminale” nuk ka ekzistuar...

Kurti: Specialja është e njëanshme, “Ndërmarrje e përbashkët kriminale” nuk ka ekzistuar brenda UÇK-së

Kreu Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë për media ka folur për aktakuzat e ish-krerëve e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykatën Speciale.

Kurti ka thënë se Kosova ka pasur vazhdimisht Gjykata Speciale, njëherë UNMIK-un, Tribunalin e Hagës pastaj EULEX-in, por kjo fundit në Hagë, sigurisht që është me speciale.

“Jo çmimin e lirisë por çmimin e gabimeve politike jemi duke e paguar tani – në njërën anë UÇK-ja është lënë jashtë Deklaratës së Pavarësisë dhe Kushtetutës, ndërkaq kjo gjykatë që iu sipërvendos shtetit me votat e 82 deputetëve, u pranua të bëhet pjesë e Kosovës përmes amandamentimit të Kushtetutës  me 3 gusht 2015”, tha Kurti.

Ish-Kryeministri ka theksuar se Specialja është e njëanshme.

Ai ka shtuar se nuk ka pasur strukturë paralele kriminale në Kosovë.

“Ajo çfarë pretendon prokuroria në aktakuzë është se në UÇK ka ekzistuar një grup Kriminal përbrenda, apo siç e quajnë ata ndërmarrje kriminale. Prokuroria e ka gabim s’ka pasur strukturë paralele kriminale, lajmi për njëfarë NPK-je brenda UÇK-së nuk është i vërtetë”, tha më tej ai.

Kurti ka shtuar se Qeveria duhet të mbrojë të gjithë të akuzuarit dhe të bashkërendojë procesin. Megjithëkëtë, ai ka thënë se kjo Qeveri është e paligjshme dhe e pafuqishme dhe vështirë se do të mund të bëjë ndonjë mbrojtje dinjitoze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT