4.7 C
Pristina
E martë, 24 Nëntor, 2020
Home LAJME Malisheva dikur e ‘pushtuar’ nga Covidi, sot ka vetëm 36 raste aktive...

Malisheva dikur e ‘pushtuar’ nga Covidi, sot ka vetëm 36 raste aktive dhe qëndron në zonën e gjelbër

Komuna e Malishevës në zonë të gjelbër me numër të vogël të të infektuarve me covid-19.

Dikur ishte epiqendër e virusit korona.

Por, tani qendra e qytetit të Malishevës është mbushur përplot njerëz.

Tani gjendja në këtë komunë është mjaft stabile.

Madje, Malisheva bën pjesë në zonën e gjelbër si një ndër komunat me më së paku raste të infektimit me COVID-19.

Këtë e konfirmon edhe drejtori i Shëndetësisë Liridon Hoti.

Hoti shton se gjithë situata është përmirësuar fal disiplinës së qytetarëve të kësaj komune.

Edhe qytetarët e Malishevës thonë se në krahasim me fillim të pandemisë, situata tani është mjaft e qetë.

Por, me këtë gjë nuk po pajtohet asamblisti i LVV në kuvendin komunal të Malishevës Alban Krasniqi.

Krasniqi thotë se raste pozitive në komunë ka shumë por se po bëhen pak testime.

Ndërkohë sot sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës në Komunën e Malishevës kanë rezoltuar edhe dhjetë raste aktive me Covid-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT