-5 C
Pristina
E enjte, 26 Nëntor, 2020
Home LIFESTYLE Mandarina dhe të mirat e saj për shëndetin

Mandarina dhe të mirat e saj për shëndetin

Mandarina është fruti i stinës dhe për këtë sasia nuk duhet të ketë kufi. Aq më tepër, po të dish edhe vetitë që ka ajo.Familja e agrumeve ndihmon për një shëndet më të mirë, i jep freski trupit dhe bukuri e shkëlqim të plotë lëkurës. Frutat në ngjyrë portokalli zvogëlojnë rrezikun nga humbja e kujtesës, përmirësojnë funksionimin e trurit, mbrojnë lëkurën nga plakja, ulin nivelin e kolesterolit etj. Mandarinat janë shumë të pasura me vitaminë E, C dhe minerale të ndryshme. Lëvorja e mandarinës dhe e portokallit janë të pasura me antioksidantë të quajtur superflavonidë, të cilat ndikojnë ndjeshëm në reduktimin e nivelit të kolesterolit. Antioksidantët që gjenden në lëvore janë 20 herë më të fuqishëm se ata në lëngun e shtrydhur.

Lëngu i mandarinës për zemër më të fortë

Lëngu i mandarinës ka kalcium, kalium, magnez, fosfor, hekur, zink, bakër si dhe disa antioksidues. 100 gramë mandarina përmban 30 mg vitaminë C. Përveç vitaminës C, 100 gramë mandarina ka 160 mg kalium, i cili luan rol në funksionimin e mirë të zemrës, pastaj vitaminat e grupit B, minerale, kalcium, magnez, zink etj. Në përgjithësi, mandarina është një frut që ka vlera të ulëta energjike. 100 gramë mandarina ka vetëm 34 kilo kalori. Mandarina është e pasur me fibra, të cilat ndihmojnë shumë në procesin e tretjes. Materiet kimike më të rëndësishme të mandarinës janë flavonoidet dhe terrenet, si dhe ksantofili që i jep mandarinës ngjyrën e portokalltë. Ky frut përmban betakaroten, e cila gjatë shpërbërjes në organizimin e gjitarëve ndihmon në sintezën e vitaminës A, e cila ndihmon për shikimin dhe lëkurën e bën më të butë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT