7.9 C
Pristina
E enjte, 26 Nëntor, 2020
Home Uncategorized Mbledhja e Komisionit për Buxhet shtyhet për në ora 13:00

Mbledhja e Komisionit për Buxhet shtyhet për në ora 13:00

Ka dështuar për herë të dytë brenda ditës të mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Transfere për shkak të mungesës së kuorumit.

Në këtë mbledhje kanë qenë në rend dite shqyrtimi i tri raporteve të pranuara nga komisionet tjera si dhe miratimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, raporton Ekonomia Online.

“Kemi pranuar tri raporte nga komisionet dhe kërkohet që ta miratojmë projektligjin për rimëkmëbje nuk ka kuorum të mjaftueshëm që të procedohet rendi i ditës. Po e  mbyllin për shkak të mungesës së kuorumit për të vazhduar në orën 13”, tha kryesuesi i Komisionit Hekuran Murati.

Mbledhja e këtij Komisioni për mungesë kuorumi kishte dështuar edhe më parë gjatë ditës, ku edhe pas 20 minutave pauzë nuk kishte  mundësi të vazhdohej.

PDK-ja ka njoftuar se për një javë ka pezulluar pjesëmarrjen në aktivitetet e Kuvendit, për shkak siç thanë atë solidarizimit me ish-pjesëtarët e UÇK-së, që janë në Hagë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT