7.9 C
Pristina
E enjte, 26 Nëntor, 2020
Home LAJME Mbushen spitalet kosovare me pacientë të prekur nga Covid-19, alarmohet shteti

Mbushen spitalet kosovare me pacientë të prekur nga Covid-19, alarmohet shteti

Kosova tashmë ka hyrë në një fazë të vështirë sa i përket përhapjes së infeksionit Covid-19. Nisur nga kjo institucionet kosovare tashmë kanë prezantuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së mëtejmë të këtij virusi. Ato pritet që të hyjnë në fuqi të premten, kjo ,nëse ato votohen nga ana e ekzekutivit të vendit. Por gjendja në QKUK e spitalet tjera rajonale nuk është aspak e mirë sa i përket personave të hospitalizuar aty. 626 pacientë me Covid tashmë po trajtohen në spitalet kosovare. Ndërkohë vetëm në Klinikën Infektive të QKUK’së janë mbi 110 pacientë me Covid-19. Mbi 60 për qind e tyre janë në oksigjenoterapi, thonë mjekë të Klinikës.

Spitalet kosovare kanë filluar sërish që të mbushen me pacientë të prekur nga infeksioni Covid-19. Por kapacitetet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), nuk kanë shumë hapësirë për t’i sistemuar për momentin më shumë se 830 pacientë të prekur nga koronavirusi.

Kjo gjë u tha nga vet drejtues të Qeverisë së Kosovës.

Për momentin në QKUK dhe në spitalet rajonale janë të shtirë 626 pacientë.

“Situata është tepër e rëndë. Ne duhet të kujdesemi që në bazë të kapaciteteve që i kemi ta kalojmë këtë situatë. Numri i testimeve është trefishuar në javët e fundit. Numri i rasteve pozitive ka fillu të sillet deri në 50 % dalin pozitiv nga testimet. Edhe numri i rasteve fatale është në rritje fatkeqësisht. Projeksionet e IKSHPK’së janë mjaftë shqetësuese. Duhet të kujdesemi që kurba e trendit të rritjes të ndalohet sa më parë në mënyrë që të menaxhohet më mirë situata”, ka deklaruar Hoti para mediave gjatë prezentimit të masave të reja anti-Covid në Kosovë.

“Ndërkohë që po flasim janë bërë riorganizimet brenda spitalit. Numri i shtretërve është rritur në 830 shtretër përkohësisht sepse ende po punohet edhe për numër të shtretërve të lidhur në oksigjen. Ndërkohë në momentin që po flasim janë 626 pacientë të shtrirë në QKUK dhe spitalet rajonale”, thotë ai.

Por situatë hiç e mirë nuk është as në Klinikën Infektive të QKUK’së. Aty numri i pacientëve të shtirë nga Covid-19 ka shterur gati gjithë kapacitetet e tanishme.

Infektologu i Klinikës Infektive të QKUK’së, Salih Ahmeti ka shpjeguar të martën për Express rreth numrit të të shtrirëve në Infektivë.

“Kapacitetet tona janë të mbushura plotë me pacientë. Kemi diku 110 pacientë të trirë shumica nga ta janë në oksigjenoterapi”, thotë Ahmeti .

Ndërkohë ai shpjegon se pacientët të cilët po hospitalizohen në Infektivë, po shkojnë aty me gjendje të rënduar.

“PO vijnë me terapi të vonuar. Shumica nga ta kanë temperaturë të lartë e të tej zgjatur. Rastet kur po vijnë tek në po janë klinikë kryesisht me prekje mushkërore. Po janë shumica nga to, raste që kanë nevojë për oksigjenoterapi”, thotë Ahmeti për Express.

E Klinika për sëmundje Infektive dhe gjendje febrile ka 10 Reparte  të cilat përkujdesen për të sëmuret ambulantore dhe të spitalizuar. Klinika Infektive disponon me 130 shtretër të shpërndarë në 7 reparte.

Qeveria: Jemi në situatë shumë të rëndë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar të mërkurën masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Sipas Hotit këto masa parashieht të hyjnë në fuqi të premten.

Masat e prezantuara nga kryeministri ndahen në tri zona të rrezikshmërisë, sipas numrit të të infektuarve nëpër komuna: zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë, zona e portokalltë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët.

Kryeministri Hoti tha se masat që do të hyjnë në fuqi të premten pas votimit në ekzekutiv, duke shtuar se këto masa janë të bazuara në Ligjin anti-COVID.

“Nëse një dyqan, nëse një qendër tregtare e të tjera nuk i zbaton masat me këtë vendim dhe masat tjera do të këtë mbyllje totale për ato biznese së paku për tre muaj. Nuk kemi zgjidhje tjetër jemi duke kaluar në situatës më të vështirë në 20 vjetët e fundit. Kjo situatë krahasohet vetëm me luftën”, tha Hoti.

Hoti ka bërë të ditur se situata me pandeminë në Kosovës është tepër e rëndë.

Sipas masave të reja, në pikat kufitare do të vendosen ekipet mjekësore për kontrollin e qytetarëve që hyjnë në Kosovë.

Po ashtu, komunat do të ngrisin shtabet emergjente, me qëllim që të mbikëqyret sitatua epidemiologjike. Po ashtu, arsimi i lartë do të kalojë plotësisht online

Zona e kuqe – rrezik i lartë

Komunat me rrezik të lartë të infeksionit janë ato që kanë mbi 150 persona të infektuar në 100.000 brenda javës. Këtu janë komuna e Prishtinës, Podujevës, Ferizajt, Gjakovës, Gjilanit, Pejës, Mitrovicës, Fushë Kosovës dhe Obliliqit.

Në këto komuna, kryeministri tha se i kanë marrë dy veprime: Nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet ekonomik dhe vendoset kufizim i plotë i lëvizjes së qytetarëve, do të ketë orë policore në këto komuna dhe ndalohen hyrjet daljet në këto komuna deri në ora 05:00.

Zona e gjelbër – rrezik i ulët

Në këtë zonë hyjnë komunat me rrezik të ulët të infeksionit, që kanë 1 deri në 75 persona të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.

Në komunat që hyjnë në këtë zonë me rrezik më të ulët të përhapjes së koronavirusit, operatorët ekonomikë do të lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 20:00.

Në këtë zonë hyjnë komuna e Istogut, Malishevës, Rahovecit, Skënderajt, Dragashit, Mamushës dhe Junikut.

Transporti publik në këto komuna do të lejohet të punojë deri në 50 për qind të kapaciteteve.

Qendrat tregtare në këto komuna do të mund të punojnë nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 20. Veprimtaria e hotelerisë dhe gastronomisë ndalohet pas orës 20:00, përveç shërbimit” merre me vete” dhe “porosi me dërgesë”.

Zona e portokalltë – rrezik mesatar

Komunat me rrezik të mesëm të infeksionit janë ato që kanë prej 76 deri në 149 persona të infektuar në 100.000 banorë brenda javës. Komunat të cilat bëjnë pjesë në zonën e verdhë, operatorët ekonomikë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 18:00.

Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 18:00, pas orës 18:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”.

Qendrat tregtare lejohen të punojnë prej orës 05:00 deri në ora 18:00.

Në këtë zonë, hyjnë të gjitha komunat tjera që nuk janë pjesë e zonës së kuqe dhe të gjelbër.

Të martën, në Kosovë janë shënuar 596 raste të reja me koronavirus dhe pesë viktima. Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë shkon në 25,388. Prej tyre, 773 pacientë kanë vdekur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT