-5 C
Pristina
E enjte, 26 Nëntor, 2020
Home LAJME “Mos e blloko babagjyshin”, kryeministri italian i kthen përgjigje vogëlushit

“Mos e blloko babagjyshin”, kryeministri italian i kthen përgjigje vogëlushit

Kryeministri italian Giuseppe Conte u ka dërguar një letër fëmijëve ku u thotë se babagjyshi i Krishtlindjeve nuk do të mungojë edhe pse në kohë pandemie.

Kreu i qeverisë u është përgjigjur pyetjeve të një vogëlushi duke i thënë se babagjyshi mund të mbajë maske dhe mund të udhëtojë në të gjithë botën me një leje udhëtimi.

Mediat italiane shkruajnë se një 5-vjeçar i quajtur Tommaso i kishte nisur një letër shefit të ekzekutivit që të mos e bllokonte “Babbo Natale”-n.

Santa Claus më siguroi se ai tashmë ka një certifikatë ndërkombëtare udhëtimi. Ai mund të udhëtojë kudo dhe të shpërndajë dhurata për të gjithë fëmijët në botë. Ai më konfirmoi se gjithmonë përdor maskën dhe mban distancën e duhur, për të mbrojtur veten dhe këdo që takon. Unë po ju njoftoj se nuk do të jetë e nevojshme të specifikoni në letrën tuaj për Plakun e Krishtlindjeve se keni qenë të dëgjuar dhe të matur, sepse tashmë i kam thënë unë”,shkruan Conte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT