3.8 C
Pristina
E enjte, 26 Nëntor, 2020
Home LAJME Nesër vendos Qeveria nëse aprovohen masat e reja antiCovid

Nesër vendos Qeveria nëse aprovohen masat e reja antiCovid

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës, ku pritet votimi i masave të reja antiCovid, e cila filloi sonte, do të vazhdojë edhe të enjten.

Votimi për masat e reja që u prezantuan sot nga kryeministri Avdullah Hoti, po vazhdon ende meqë mbledhja është duke u mbajtur në mënyrë elektronike.

Kështu ka thënë për lajmi.net, Antigona Baxhaku, drejtoreshë për informim në Zyrën e Kryeministrit.

Ajo tha nesër bëhet e ditur nëse është votuar plani pa ndonjë ndryshim.

“Votimi vazhdon deri nesër, pasi që është online. Nesër ju njoftojmë nëse ka pas ndryshime apo është votuar plani pa asnjë ndryshim. Deri tash nuk ka propozime për ndryshime”, ka thënë Baxhaku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT