-2 C
Pristina
E enjte, 26 Nëntor, 2020
Home SPORT Neymar kthehet në dhjetor, nuk merr pjesë në dy lojë me Brazilin

Neymar kthehet në dhjetor, nuk merr pjesë në dy lojë me Brazilin

Brazili humbet lojtarin më të rëndësishëm për 2 sfidat e radhës për eliminatoret e Botërorit Katar 2022, ndaj Perusë dhe Venezuelës. Trajneri Tite nuk do të ketë të gatshëm Neymar Jr për këto dy sfida. Sulmuesi i PSG-së pësoi një dëmtim në ije në sfidën e Champions League së 28 tetorit kundër Basaksehir në Turqi.

28-vjeçari tentoi deri në fund rikuperimin për dy ndeshjet e kombëtares, por kontrollet e kryera në një klinikë në Sao Paulo dhanë sot përgjigje negative.

Edhe pse Thomas Tuchel, trajneri i PSG-së, theksoi se Neymar do të mungojë deri në fund të dhjetorit, Tite e grumbulloi me Brazilin me shpresën që lojtari mund të zbriste në fushë, por për ta parë sërish sulmuesin me fanellën e Brazilit mbi supe duhet të presim vitin 2021, pasi për 2020-ën, Neymar e ka mbyllur./superspor.al./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT