3 C
Pristina
E martë, 24 Nëntor, 2020
Home LAJME Pas gjetjeve mortore në afërsi të Rashkës, Gërxhaliu paralajmëron gërmime edhe në...

Pas gjetjeve mortore në afërsi të Rashkës, Gërxhaliu paralajmëron gërmime edhe në Kosovë

Në Kizhevak afër Rashkës në Serbi janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se janë të shqiptarëve të Kosovës.

Arsim Gërxhaliu, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës tha për Ekonomia Online se tash pas gjetjes së mbetjeve mortore sistemi i punës ndryshon krejtësisht, dhe kjo do të ngadalësojë procedurën për arritjen deri te identifikimi i personave.

“Ne kemi autorizuar dr.Musën dhe dr.Dritonin të cilët janë atje që së bashku me komisionin e palës serbe ta shohim se çfarë po na sugjerojnë, do të thotë sepse lënda kalon nga prokurori te gjykatësi sipas legjislaturës së Serbisë. Interesi jonë është që të punojmë menjëherë por duhet t’i shikojmë edhe disa rrethana tjera varësisht prej asaj se sa do të zgjasin punimet. Tash normalisht se gjithçka do të kalojë në sistem të ngadalshëm se pse makineria e rëndë largohet nga terreni dhe duhet të punohet me vegla dore, pra nëse ke punuar me makineri të rëndë një ditë me vegla dore shumëzoje here pesë apo shtatë ose më shumë sepse shkon më ngadalë për shkak të procedurave që kërkohet për t’u punuar në këto raste”.

“Karakteristik është që duhet të kemi parasysh do të ketë ditë të tëra pune mos të them javë ndoshta edhe muaj, varësisht prej asaj deri ku dhe çfarë niveli do të dalin mbetjet kockore, duhet të kemi parasysh se dimri po vjen dhe do ta kemi një informacion më të hollësishëm se çfarë do të jenë masat e ndërmarra sot për vazhdimin e punës”, tha Gërxhaliu.

Në këtë lokacion kanë filluar gërmimet qe pesë vjet, kurse gjatë ditës së djeshme kanë hasur në mbetje kockore.

“Para së gjithash po e shihni se në Kizhevak jemi që pesë vite kemi hasur në to, ndërron procedura, kjo procedurë e ngadalëson procesin tej mase. Pas mbledhjes së mbetjeve kockore, deri në momentin që ne sigurohemi që nuk ka asgjë më aty, pastaj të njëjtat duhet të punohen, me siguri bazuar në bashkëpunimin që kemi me palën serbe do t’i sjellin kontinierët dhe do të punojmë aty, të merren mostrat të dërgohen në Komitetin Ndërkombëtar për Personat e Pagjetur dhe të pritet rezultati. Tek pas identifikimit atëherë na bëhet, do të thotë na lejohet transporti në Kosovë. Edhe njëherë duhet t’i qasemi punës këtu për ndonjë siguri dhe normal pastaj të lajmërohen familjarët për identifikimin e të afërmeve te tyre”.

Bashkëpunimi me autoritetet serbe nuk është i lehtë tha Gërxhaliu, mirëpo sipas tij nuk duhet fajësuar askënd për këtë pasi relievi ndryshon gjatë tërë kohës dhe kjo e vështirëson procedurën për çdo mjekë ligjor e organ të drejtësisë.

“Nuk është e lehtë, para së gjithash procesi është vështirësuar, por sa i përket rastit të Kizhevakut nuk mund të bëhemi në atë formën që vetëm ta akuzojmë dikë sepse rasti i Kizhevakut është diçka në veçanti, për shkak se për 20 vjet aty janë hedhur gurë, plehëra, mbeturina të minierës dhe thjeshtë është krijuar një shkëmb i tërë një mal i tërë prej gurëve, andaj pra është ndryshuar relievi, që duhet të jem korrekt në këtë aspekt për çdo mjekë ligjor dhe për çdo organ të drejtësisë është e vështirë në momentet kur ndryshon relievi i terrenit, por duke iu falënderuar imazheve të rrjeteve satelitore na sollën deri tek vendi i saktë”.

Gërxhaliu ka konfirmuar për Ekonomia Online se vetëm janë duke pritur për lëshimin e urdhëresës së prokurorisë për fillimin e gërmimeve në një lokacion në Kosovë.

“Ne jemi në pritje edhe për një lokacion do të thotë edhe në Serbi edhe në Kosovë së shpejti do të fillojmë do të shohim do të thotë rrjedhën, presim urdhëresën prej prokurorisë dhe të fillojmë edhe në një lokacion në Kosovë që dyshojmë se mund të ketë diçka”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT