-5 C
Pristina
E enjte, 26 Nëntor, 2020
Home LAJME Pas shpërthimit të fuqishëm, lëndohen disa persona në varrezat jo-myslimane

Pas shpërthimit të fuqishëm, lëndohen disa persona në varrezat jo-myslimane

Në ceremoninë e shënuar me rastin e “Ditës së Paqes” që ishte arritur pas Luftës së Parë Botërore, në varrezat jo-myslimane në qytetin saudit Jeddah ka ndodhur një shpërthim ku janë lënduar disa persona, shkruan Reuters.

Ministria e Jashtme franceze ka konfirmuar se sulmi ka ndodhur në ceremoninë përkujtimore në Jeddah, ku janë ftuar autoritetet saudite që sa më shpejtë ta hetojnë rastin dhe kryesin e veprës ta nxjerrin para drejtësisë.

“Ambasadat që kanë marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore, dënojnë ashpër këtë sulm tinëzar që në asnjë mënyrë nuk mund të arsyetohet. Ata u bëjnë thirrje autoriteteve saudite ta ndriçojnë rastin dhe identifikojnë e arrestojnë kryesit e veprës”, thuhet në një kumtesë.

Më herët një zyrtar i qeverisë greke ka thënë se në mesin e të lënduarve është edhe një shtetas grek.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT