4.7 C
Pristina
E martë, 24 Nëntor, 2020
Home COVID-19 Pezullohet vaksina kineze, ishte përdorur te mijëra njerëz…

Pezullohet vaksina kineze, ishte përdorur te mijëra njerëz…

Prova klinike braziliane për një vaksinë kineze Covid-19 është pezulluar pasi autoritetet shëndetësore kanë raportuar një incident “të rëndë të pafavorshëm”.

Vaksina CoronaVac, e zhvilluar nga firma kineze Sinovac Biotech, është një nga disa në testimin e fazës përfundimtare globalisht.

Megjithëse kompania Sinovac thotë se janë të sigurt për vaksinën, të hënën Agjencia Kombëtare e Mbikëqyrjes Sanitare në Brazil tha se ka “vendosur të ndërpresë provën klinike të CoronaVac pas një incidenti serioz të pafavorshëm“, edhe pse nuk kanë zbuluar detaje se çfarë ka ndodhur saktësisht.

Provat e fazës përfundimtare për vaksinën Sinovac po kryhen gjithashtu në Indonezi dhe Turqi, por asnjëra nga këto vende nuk kanë njoftuar ndonjë pezullim deri tani.

CoronaVac, tashmë është përdorur për të imunizuar mijëra njerëz në vende të ndryshme.

Brazili është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi, duke regjistruar më shumë se 5.6 milion raste të konfirmuara, numri i tretë më i lartë në botë pas SHBA dhe Indisë.

Sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins, deri tani në Brazil janë të regjistruara thuajse 163,000 vdekje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT