7.9 C
Pristina
E enjte, 26 Nëntor, 2020
Home LAJME Punëtoret e Telekomit hyn në muajin e dytë pa rroga , të...

Punëtoret e Telekomit hyn në muajin e dytë pa rroga , të hënën dalin në protest

Është njëra ndër kompanitë publike më të mëdha.

Por përkundër kësaj Telekomi I Kosovës nuk po ja del ti paguaj as punëtorët e saj.

Kjo pasi që  kësaj ndërmarrje i janë bllokuar llogaritë, pasi që ka humbur arbitrazhin ndërkombëtarë me kompaninë Dardafon.net.

Por rreth 3 mijë punëtorëve të telekomit nuk I kanë  marrë pagat e muajit tetor , madje ata nuk pritet as ti marrin rrogat e nëntorit.

Për këtë arsye ata të hënën do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës.

Këtë e konfirmon edhe kryetari i sindikatës së punëtorëve të telekomit.

Kurse për dallim nga hera e parë ku protesta ishte paqësore , këtë Lamih Balaj  nuk mund ta premton se do të ndodhë përsëri.

Kurse për shkak të numrit të madh të rasteve më Covid-19 Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të mos lejoj grumbullimin e më shumë se 5 personave .

Për ketë çështje T7 ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës se a do të lejoj që kjo protestë të zhvillohet, por këta të fundit nuk kanë kthyer përgjigje.

Por, përgjigje për një gjë të tillë tashmë ka marrë kreu i sindikatës.

Lamih Balaj bënë me dije se protesta nuk është lejuar.

Telashet në telekom ka kohë që kanë filluar, ndërsa në këtë situatë ku punëtorët nuk mund të marrin as pagat, ka ardhur pas bllokimit të llogarive nga përmbaruesi privat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT