4.7 C
Pristina
E martë, 24 Nëntor, 2020
Home LAJME Qeveria kërkon ndihmë nga “Guarda di Finanza” për hetimin e skandalit të...

Qeveria kërkon ndihmë nga “Guarda di Finanza” për hetimin e skandalit të dy milionëve

Qeveria e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga agjencia italiane “Guardia di Finanza” që të hetoj skandalin e vjedhjes së më shumë se 2 milionë eurove në Thesarin e Shtetit.

Këtë kërkesë e ka bërë Ministria e Financave.

Ministrja Hykmete Bajrami ka konfirmuar për Kanal10 se i ka bërë ftesë zyrtare përmes ambasadorit italian në Kosovë Nikolas Orlando, që kjo agjenci të hetoj skandalin e vjedhjes në thesarin e shtetit.

“Pas vjedhjes në Thesar, në cilësinë e ministres së Financave i kam dërguar letër ambasadorit italian, që në fusha të bashkëpunimit të përfshihet edhe Thesari, me theks auditimi në Thesar, por edhe ngritja e nivelit të sigurisë dhe integritetit të sistemit. Njëherësh kam kërkuar nga ambasadori i BE-së z.Tomas Szunyog edhe mbështetjen financiare nga BE-ja që “Gurdia di Finaza” të auditoj Thesarin”, ka thënë Bajrami.

Më 21 tetor, është bërë e ditur se mbi 2 milion euro ishin vjedhur nga Thesari i Shtetit. Për këtë rast është arrestuar Labinot Gruda, punonjës në këtë institucion, të cilit është caktuar 30 ditë paraburgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT