7.9 C
Pristina
E enjte, 26 Nëntor, 2020
Home COVID-19 Rusia shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit

Rusia shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit

Rusia i ka regjistruar 21.983 raste të reja të koronavirusit të premten, në kohën kur Moska po përgatitet t’i mbyllë restorantet dhe baret gjatë natës në përpjekje për ta kufizuar përhapjen e virusit.

Pavarësisht rritjes së numrit të rastëve në ditët e fundit, autoritetet ruse nuk i kanë vendosur masat që i kishin futur në fuqi në valën e parë në pranverë, por e kanë theksuar rëndësinë e higjienës, distancës sociale dhe masave të caktuara për rajone të veçanta.

Autoritetet në Moskë, ku në 24 orët e kaluara u regjistruan 5.974 raste, i kanë urdhëruar baret, restorantet dhe klubet e natës që të mbyllen nga ora 23 deri në orën 6 të mëngjesit deri në mesin e janarit. Zyrtarët kanë paralajmëruar për bastisje dhe gjoba për ata që nuk e respektojnë këtë masë.

Përpos kësaj mase, qyteti me gati 13 milionë banorë ka vendosur gjithashtu që mësimi në universitete dhe shkolla të mesme të mbahet përmes internetit.

Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se do të vendosen masa shtesë, nëse situata përkeqësohet.

Përpos infektimeve, në Rusi të premten u raportuan edhe 411 viktima të reja të koronavirusit dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve shkoi në 32.443.

Me mbi 1.8 milionë të infektuar, Rusia është e pesta në botë dhe ndodhet pas Shteteve të Bashkuara, Indisë, Brazilit dhe Francës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT