3.8 C
Pristina
E enjte, 26 Nëntor, 2020
Home LAJME SBASHK’u i del në krah Qeverisë: Mësimi duhet të vazhdojë online

SBASHK’u i del në krah Qeverisë: Mësimi duhet të vazhdojë online

Qeveria e Kosovës ka vendosur që mësimi të vazhdojë në institucionet arsimore. E këtë vendim po e përkrahë edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës.

Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj në një intervistë për KosovaPress, thotë se tashmë janë disa shkolla në nivel vendi që kanë plotësuar koecientin prej 10 përqind të të prekurve me COVID-19 dhe të njëjtat janë duke vazhduar mësimin online.

“Nuk merremi me shifra pasi që këtë detyrë e kanë task-forcat të nivelit të shkollave, pastaj nivelit komunal të cilat i raportojnë në baza ditore task-forcës në nivel të MASh-it. Por shifrat po tregojnë se ka një ngritje të prekjes, qoftë mes nxënësve, qoftë mësimdhënësve. Por janë këshillat gjegjësisht detyrimet që i ka dhënë IKShP-ja bashkë me manualin që e ka nxjerr MASh-i, është një koecient që et se kur mund të kalojnë një klasë apo paralele, një shkollë apo një komunë, në mësimin online dhe është ai 10%-shi i masës që nënkupton 10 përqindëshin e të prekurve në një paralele varësisht nga nxënësit, e kështu me radhë”, thotë ai.

Megjithatë, Jasharaj thotë se shihet një përkushtim dhe vullnet i madh te mësimdhënësit që mësimi të vazhdojë në institucione arsimore, pasi mësimi online nuk është treguar i suksesshëm.

“Kemi aty këtu situata të tilla, por ajo që gëzon është se për asnjë moment nuk është ndërprerë procesi mësimor. Aty ku janë paraqitur raste të tilla ka kaluar në procesin e mësimit online me kushtin që pas rikuperimit edhe nxënësit edhe mësimdhënësit të kthehen në shkollë. Ajo që po them dhe gëzon fakti është përkushtimi i mësimdhënësve dhe i punëtorëve të tjerë që institucionet arsimore që sa më gjatë e me përkushtim të qëndrohet në institucionet arsimore. Ngase versioni C edhe nga 13 marsi i vitit të kaluar është treguar si tepër i vështirë, qoftë në mungesë të mjeteve të teknologjisë që duhet për të realizuar përmes platformave, qoftë për faktin se një pjesë e familjeve në Kosovë nuk janë në gjendje t’i kenë këto pajisje, qoftë edhe një telefon të mençur”, thotë ai.

 I pari i SBAShK-ut përkrah edhe masat e reja të Qeverisë së Kosovës, por është kundër mbylljes totale. Megjithatë thotë se u takon institucioneve shëndetësore të vendosin edhe për formën e vazhdimit të procesit mësimor.

“Masat që i ka marr Qeveria e Kosovës, janë institucionet që vendosin, por them që mbyllja totale nuk na çon askund. Jam i angazhuar bashkë me të gjithë kolegët e mijë kudo në Kosovë, që të mundohemi të vazhdojmë me procesin mësimor në shkolla. Mirëpo, jemi të vetëdijshëm se çdo situatë është duke e përcjell edhe IKSHPK-ja dhe ata janë të vetmit që kanë të drejtë të vendosin bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë për çështjet që lidhen edhe me shkollat”, thotë ai.

Jasharaj pohon se shumica e shkollave në nivel vendi janë duke e zhvilluar mësimin në bankat shkollore, teksa lutet që të mos kalohet në mësimin online, pasi do të hasin në vështirësi të mëdha, sidomos tani kur po afron edhe stina e dimrit.

“Për momentin po them që shumica e shkollave është duke u zhvilluar mësimi në shkolla dhe urojmë që të gjithë bashkë që të mos vijmë në situata që të kalojmë në mësimin online sepse do të jetë tepër i vështirë, ngase ky mësim është dëshmuar vitin e kaluar që ka problemet e veta sidomos në Kosovë që probleme edhe ekonomike, e sidomos në stinën e dimrit ku një pjesë e madhe e familjeve tona nuk kanë shumë hapësirë te banimit dhe shpeshherë janë të orientuar që dimri të qëndrojnë në një dhomë’, pohoi ai. Por për të mos ardhur deri te kjo situatë, i pari i SBASHK-ut ka apeluar prindërit, nxënësit dhe mësimdhënësit që të respektojnë rekomandimet shëndetësore”, ka deklaruar Jashari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT