5.8 C
Pristina
E martë, 24 Nëntor, 2020
Home LAJME Seanca statusore e Speciales ndaj Thaçit, Krasniqit, Veselit e Selimit mbahet të...

Seanca statusore e Speciales ndaj Thaçit, Krasniqit, Veselit e Selimit mbahet të mërkurën

Konferenca e parë statusore në rastin kundër katër anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, pritet të mbahet këtë të mërkurë.

Më 18 nëntor, ora 11:00, para gjyqtarit të procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara në Hagë pritet të paraqiten katër figura të rëndësishme të UÇK-së.

Gjykatësi i procedurës paraprake ka ftuar Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe avokatët e tyre mbrojtës që të marrin pjesë në konferencën statusore.

Në Rregulloren e Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës, rregulla 96, thuhet se “Gjykatësi i procedurës paraprake thirr një konferencë mbi ecurinë e çështjes sa më shpejt që të jetë e mundshme, pas paraqitjes së parë të të akuzuarit”.

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi u paraqitën para Gjykatës Speciale javën e kaluar,ku iu lexuan edhe aktakuzat me të cilat ngarkohen, ku më pas të gjithë u deklaruan të pafajshëm.

Ata akuzohen për krime lufte, ndërsa nga Kosova drejt Hagës udhëtuan me 5 nëntor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT