4.7 C
Pristina
E martë, 24 Nëntor, 2020
Home LAJME Selimi: Jam veç një çlirimtar që luftën për liri e ka nisur...

Selimi: Jam veç një çlirimtar që luftën për liri e ka nisur me Adem Jasharin dhe që e kemi përfunduar me Wesley Clark

Rexhep Selimi ka bërë një deklarim në seancën e parë ndaj tij në Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë se aktakuza e ngritur ndaj tij dhe të tjerëve është e pasaktë dhe mbi të gjitha e padrejtë.

“Është e pasaktë ndaj meje dhe luftës së popullit tim dhe shteti prej nga vi unë. Ky proces do ta dëshmojë se ishim popull i shtypur që luftonim për liri. Bëmë luftë të pastër dhe të drejtë dhe se kjo luftë do të jetë e tillë edhe pa këtij procesi”, është shprehur Selimi.

“Secili që ka dyshime do të bindet se as unë as UÇK nuk kemi të bëjmë asgjë me krime dhe ndërmarrje të përbashkët kriminale siç cilësohemi në këtë aktakuzë”.

“Kam luftuar kundër Serbisë, kundër Serbisë okupatore që veç të këqija i ka sjell vendit tim –  vrasje, dhunë, shfarosje, gjenocid… E kam bërë vetëm detyrën time si qytetar i vendit tim”.

Selimi ka thënë se lufta e UCK-së ishte e përkrahur edhe nga NATO.

“Jam veç një çlirimtar që luftën për liri e ka nisur me Adem Jasharin dhe e kemi përfunduar me Gjeneralin Wesley Clark – NATO-n”.

“E kam për detyrë të jem në anën e UÇK-së dhe aleatëve të kësaj ushtrie. Drejtësia e mbi të gjitha e vërteta duhet të jetë qëllimi i të gjithë neve këtu –  edhe e prokurorisë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT