4.7 C
Pristina
E martë, 24 Nëntor, 2020
Home LAJME Shkëlzen Gashi: Albin Kurti flet palidhje, është demagog

Shkëlzen Gashi: Albin Kurti flet palidhje, është demagog

Ish-këshilltari i Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi, është nervozuar shumë sot me ish-shefin e tij.

Ai në një status në Facebook, të Rron Gjinovcit, përveç që e ka quajtur populist ish-shefin, ka vazhduar tutje, duke e quajtur edhe demagog dhe person që flet palidhje.

Gashi, duke i replikuar një komentuesi i cili i tha se: “Këshu e paske këshilluar”, mohoi këtë duke i thënë se “ Jo une nuk e këshilloj askend me qene demagog e me fole palidhje”.

Këto komente erdhën pasi një qytetar tha për Kurtin se: “A u bë populist me këtë gjest apo e ka për Selimin”.

“Ndoshta s’u ba, por eshte, vetem i doli ne pah edhe nje here”, i ishte përgjigjur Gashi.

Krejt këto deklarata erdhën pas deklaratës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili në një konferencë për media kërkoi bashkim në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po akuzohen nga Prokuroria e Dhomave të Specializuar, në Hagë.

Ndryshe kreu i VV-së, ka thënë se akuzat për Thaçin, Krasniqin, Veselin e Selimin janë të pavërteta, të pabesueshme dhe assesi të kenë ndodhur.

“Ajo çfarë pretendon prokuroria në aktakuzë, është se në UÇK ka ekzistuar një grup kriminal përbrenda, me shprehjen që ja jep kjo prokurori si ndërmarrje e përbashkët kriminale. Pra, njëfarë strukture paralele kriminale brenda UÇK-së, thua se kemi pasur edhe UÇK edhe NPK, edhe ushtri çlirimtare edhe ndërmarre kriminale. Prokuroria e ka gabim, nuk ka pasur strukturë të tillë kriminale. UÇK-ja kishte Shtabin e Përgjithshëm dhe drejtoritë përkatëse, zyrën e përfaqësuesit politik, Adem Demaçi, zonat operative, brigadat, batalionet, njësitë, e jo aty një strukturë paralele siç pretendon prokuroria. Ky lajmi i ri në Kosovë për njëfarë NPK-je brenda UÇK-së, nuk është i vërtetë”, ka thënë Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT