3.8 C
Pristina
E enjte, 26 Nëntor, 2020
Home LAJME Shqipëri: Parlamenti miraton buxhetin e ri në mes të pandemisë Covid

Shqipëri: Parlamenti miraton buxhetin e ri në mes të pandemisë Covid

Në Shqipëri parlamenti me shumicë socialiste miratoi sot buxhetin e vitit të ardhshëm mes debateve për mënyrën se si po menaxhojnë autoritetet pasojat e epidemisë Covid-19.

Në buxhetin e ri qeveria parashikon rritje pagash për mjekët dhe ndihmë për familjet e varfra gjatë pandemisë.

Por opozita thotë se me buxhetin e ri qeveria vazhdon të paguajë koncensionet e klientëve, por jo mjekimin e domosdoshëm për qytetarët.

Me 84 vota pro dhe 14 kundër u miratua buxheti i ri, i cili parashikon gjatë pandemisë rritje 40 të pagave për mjekët, dyfishim të ndihmës ekonomike për familjet e varfra, rimbursim për mjekimin e Covidit në shtëpi dhe një parapagim për marrjen e vaksinës anti-COVID, e cila do të jetë falas.

Afërsisht me po aq vota u miratua edhe buxheti faktik i këtij viti, i cili po ashtu u ndikua ndjeshëm nga pandemia.

Qeveria deklaroi se thelbi i buxhetit të ri është rimëkëmbja ekonomike pas tërmetit dhe pandemisë, ndërsa për vitin 2021 parashikohet qe ekonomia shqiptare do të rikthehet në trendin normal të rritjes së qëndrueshme ekonomike.

“Ky është buxheti më i madh për shëndetësinë në 30 vitet e fundit. Ne po bëjmë shumë investime për të shëruar qytetarët dhe për të mbështetur mjekët me paga të rritura dhe pajisje modern në punë”, tha Rama.

Partia Demokratike e opozitës, që ka braktisur parlamentin prej afro dy vjetësh thotë se ky është buxheti më i papërgjegjshëm në 30 vitet e fundit për shkak të numrit të madh të koncensioneve, që qeveria planifikon të japë vitin tjetër, me gjithë krizën ekonomike dhe shëndetësore që ka mbërthyer vendin.

Opozita thotë se objektivat e buxhetit janë jorealiste dhe nuk i kushtohen rimëkëmbjes ekonomike pas tërmetit dhe pandemisë. Sipas saj, borxhi publik po rritet, rindërtimi pas tërmetit nuk po kryhet, ndërsa nuk ka politika fiskale lehtësuese gjatë pandemisë për biznesin vendas.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, po zhvillon ditët e fundit një seri takimesh me grupe të ndryshme interesi, ku po thekson në mënyrë të përsëritur një program të saj me 5 pika dhe se qeveria nuk po bën sa duhet për të infektuarit e koronavirusit.

Studiues të pavarur mendojnë se borxhi publik është i konsiderueshëm aktualisht dhe do të vazhdojë të rritet në nivele kritike, ndërsa buxheti nuk ndan shuma domethënëse për sektorët prodhues si bujqësia dhe ushqimi.

Sipas tyre, nevojitet mbajtja nën kontroll e shpenzimeve publike, ndërkohë rëndojnë edhe kostot e koncensioneve shumëvjeçare dhe vazhdon të fokusohet tek investimet me Partneritetin Publik-Privat. /VoA

https://www.zeriamerikes.com/embed/player/0/5664751.html?type=video

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT