-4 C
Pristina
E enjte, 26 Nëntor, 2020
Home COVID-19 Shtabi Emergjent në Lipjan mobilizohet sërish pas rasteve të reja me Covid-19

Shtabi Emergjent në Lipjan mobilizohet sërish pas rasteve të reja me Covid-19

Komuna e Lipjanit gjatë ditëve të fundit po përballet me rritje të rasteve pozitive me Covid-19. Gjatë ditës janë shënuar edhe 17 raste të reja duke e çuar në 110 numrin e rasteve aktive.

Që nga fillimi i pandemisë në këtë komunë janë infektuar me koronavirus mbi 550 qytetar, në mesin e tyre dhjetëra punonjës shëndetësor. Ndërkohë janë shëruar rreth 350 pacientë dhe janë regjistruar mbi 20 vdekje.

Kjo ka bërë që përveç të tjerash Shtabi Emergjent i udhëhequr nga kryetari Ahmeti të mobilizohet dhe t’i liron të gjitha hapësirat e maternitetit në QKMF për trajtimin e rasteve të dyshuara me Covid-19. Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Lipjanit, Merita Bytyqi, ka kërkuar nga qytetarët të kenë kujdes dhe t’i respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

“Nga Instituti morëm të dhëna jo të mira, sigurisht që e kemi parasysh edhe numrin e testimeve e që vërtet është bukur i madh. Prandaj, gjithnjë kërkojmë që ta mbani maskën, distancën dhe higjienën personale”, ka thënë Bytyqi.

Ndërkohë, Zyra për Informim në komunën e Lipjanit ka njoftuar se është liruar në tërësi objekti i maternitetit për trajtimin dhe dhënien e terapisë për pacientët me Covid-19.

“Ky veprim është ndërmarrë pas kërkesë të Kryetarit Imri Ahmeti në mbledhjen e Shtabit Emergjent që të bëhen të gjitha përgatitjet e nevojshme në rast të përkeqësimit të situatës dhe rrezikut të Shëndetit Publik”, thuhet në njoftimin e komunës.

Ndërkaq, sipas drejtoreshës Bytyqi, ekipi mjekësore dhe mbështetëse është në gjendje gatishmërie për të dhënë shërbimin në çdo kohë.

“Për momentin janë 12 shtretër të gatshëm, do të furnizohemi shumë shpejt edhe me disa shtretër të ri në mënyrë që qytetarëve t’i jepet shërbimi sa më i dinjitetshëm”, ka thënë Bytyqi.

Ajo ka shtuar se ka kërkuar mirëkuptimin nga ana pacienteve kryesisht grave shtatzëna të cilat tani do të marrin shërbimin në ish objektin e Pulmologjisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT