4.7 C
Pristina
E martë, 24 Nëntor, 2020
Home LAJME Sindikata e Arsimit kërkon që mësimi të vazhdojë të mbahet në objekte...

Sindikata e Arsimit kërkon që mësimi të vazhdojë të mbahet në objekte shkollore

Masat e reja që ka paraqitur Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë po vlerësohen jo mjaftë të efektshme. Sipas njohësve të arsimit mësimi online në universitet është i mangët e nga Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës thanë se do ishte e udhës të mbahet sa më shumë mësimi në shkolla.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti në masat e reja anti-covid ka paraparë që arsimi i lartë të kalojë plotësisht në versionin online.

Mirëpo këtë metodë, njohësi i arsimit, Rinor Qehaja e sheh si të mangët dhe jo mjaftueshëm efektiv.

“Unë vlerësoj se kalimi në ligjërata online për studentët cenon shumë pjesë të studimeve që nuk mund të zbatohen. Bie fjala për ushtrimet praktike, apo internshipet e ndryshme nuk mund të zbatohen online”, deklaroi Rinor Qehaja.

E nga Sindikata e Arsimit thonë se sa më shumë që të mbahet mësimi në shkolla është më mirë për nxënësit, raporton RTV Dukagjini.

“Duke përcjellë vullnetin e mësimdhënësve dhe punëtorëve tjerë nëpër shkolla, jemi shprehur që mësimi sa më gjatë të vazhdohet në shkolla. Kjo sa më gjatë nënkupton që mësimi duhet të vazhdojë në shkolla deri në fund të vitit shkollor”, deklaroi Rrahman Jasharaj.

Kohët e fundit disa shkolla janë mbyllur për arsye se mësimdhënës dhe nxënës të shkollave janë infektuar me COVID-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT