3.8 C
Pristina
E enjte, 26 Nëntor, 2020
Home LAJME Situatë alarmante në Kosovë / Rreth 10 mijë të infektuar e 152...

Situatë alarmante në Kosovë / Rreth 10 mijë të infektuar e 152 të vdekur nga koronavirusi që nga fillimi i muajit

Ka shkuar në 29 mijë e 805 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Sikurse vendet e tjera të Evropës dhe botës, edhe Kosova është duke u përballur me rritje të rasteve me koronavirus.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), që nga 1 nëntori i këtij vitit e deri më sot, janë bërë 26 mijë e 355 testime, ku 9 mijë e 963 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Po ashtu, të dhënat e IKSHPK-së tregojnë se që nga fillimi i këtij muaji, 152 persona kanë humbur betejën me COVID-19, përderisa 2 mijë e 21 persona kanë arritur që të shërohen plotësisht nga ky virus.

Bazuar në të dhënat zyrtare të IKSHPK-së, që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, në tërë vendin janë 29 mijë e 805 persona të infektuar me koronavirus, ku fatmirësisht 17 mijë e 541 kanë arritur që të shërohen plotësisht, shkruan më tutje lajmi.net.

Po ashtu, që nga muaji mars kur edhe janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë e deri më tani, numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi ka arritur në 833.

Aktualisht në tërë Kosovën janë 11 mijë e 431 raste aktive me COVID-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT